𝗩𝗶𝘇𝗶𝘁𝗲̈ 𝗻𝗲̈ 𝗞𝗼𝗺𝘂𝗻𝗲̈𝗻 𝗲 𝗠𝗶𝘁𝗿𝗼𝘃𝗶𝗰𝗲̈𝘀 𝘀𝗲̈ 𝗩𝗲𝗿𝗶𝘂𝘁 𝗽𝗲̈𝗿 𝗠𝗼𝗻𝗶𝘁𝗼𝗿𝗶𝗺𝗶𝗻 𝗲 𝗣𝘂𝗻𝗶𝗺𝗲𝘃𝗲 𝗽𝗲̈𝗿 𝗥𝗲𝗻𝗼𝘃𝗶𝗺𝗶𝗻 𝗲 𝗭𝘆𝗿𝗲̈𝘀 𝗞𝗮𝗱𝗮𝘀𝘁𝗿𝗮𝗹𝗲

04/11/2025

Udhëhequr nga Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë Kadastrale të Kosovës (AKK), z. Avni Ahmeti, një delegacion i AKK-së zhvilloi një vizitë zyrtare në Komunën e Mitrovicës së Veriut, me qëllimin për të parë nga afër punimet që po realizohen në kuadër të renovimit të hapësirave të Zyrës Kadastrale në këtë komunë.
Delegacionit nga Agjencia Kadastrale e Kosovës i'u bashkëngjiten edhe Zëvendësdrejtoresha e Zyrës së Bankës Botërore në Prishtinë, znj. Jane Sprouster, si dhe Specialistja e Mjedisit, znj. Shpresa Kastrati, të cilat së bashku me përfaqësuesit e komunës vlerësuan ecurinë dhe cilësinë e punimeve që po realizohen në terren.
Të pranishmit u mirëpritën nga Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, z. Erden Atiq, i cili shprehu mirënjohje të thellë ndaj Agjencisë Kadastrale të Kosovës dhe Bankës Botërore për mbështetjen dhe bashkëfinancimin e këtij projekti përmes Projektit REGIP. Kryetari Atiq theksoi se ky investim do të mundësojë krijimin e kushteve moderne të punës dhe përmirësimin e efikasitetit të shërbimeve ndaj qytetarëve.
Gjatë vizitës, delegacioni pati mundësinë të vëzhgojë nga afër progresin e arritur në implementimin e projektit, duke evidentuar standardet teknike dhe arkitektonike që po aplikohen për transformimin e plotë të hapësirave të Zyrës Kadastrale. Ky renovim pritet të kontribuojë në ngritjen e cilësisë së infrastrukturës institucionale dhe në përmirësimin e shërbimeve publike në fushën e kadastrit.
Në përmbyllje të vizitës, u nënvizua rëndësia strategjike e kohezionit ndërinstitucional dhe angazhimit të përbashkët në avancimin e projekteve që synojnë modernizimin, digjitalizimin dhe konsolidimin e sistemeve kadastrale në Republikën e Kosovës. U theksua se përmes këtyre nismave, forcohet efikasiteti administrativ dhe qeverisja e qëndrueshme e pronës, duke kontribuar drejtpërdrejt në zhvillimin e qëndrueshëm socio-ekonomik të vendit

Distribute to:

Others

Së shpejti, Drejtori Ekzekutiv nga Agjencia Kadastrale e Kosovës, Avni Ahmeti do të jetë live...

24/12/2025

𝐅𝐢𝐥𝐥𝐨𝐧 𝐩𝐫𝐨𝐜𝐞𝐝𝐮𝐫𝐚 𝐩𝐞̈𝐫 𝐬𝐡𝐟𝐮𝐪𝐢𝐳𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐕𝐞𝐧𝐝𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐎𝐝𝐞̈𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐈𝐧𝐱𝐡𝐢𝐧𝐢𝐞𝐫𝐞̈𝐯𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐀𝐫𝐤𝐢𝐭𝐞𝐤𝐭𝐞̈𝐯𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈𝐬 𝐝𝐡𝐞 𝐢 𝐣𝐞𝐩𝐞𝐭 𝐞 𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭𝐚 𝐤𝐞̈𝐫𝐤𝐞𝐬𝐞̈𝐬 𝐬𝐞̈ ....

19/12/2025

Agjencia Kadastrale e Kosovës ka nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi me BIRN Kosovo për të drejtat e pronës së grave....

17/12/2025

𝗡𝗲̈𝗻𝘀𝗵𝗸𝗿𝗶𝗺𝗶 𝗶 𝗠𝗲𝗺𝗼𝗿𝗮𝗻𝗱𝘂𝗺𝗶𝘁 𝘁𝗲̈ 𝗕𝗮𝘀𝗵𝗸𝗲̈𝗽𝘂𝗻𝗶𝗺𝗶𝘁 𝗻𝗱𝗲̈𝗿𝗺𝗷𝗲𝘁 𝗔𝗴𝗷𝗲𝗻𝗰𝗶̈𝘀𝗲̈ 𝗞𝗮𝗱𝗮𝘀𝘁𝗿𝗮𝗹𝗲 𝘁𝗲̈ 𝗞𝗼𝘀𝗼𝘃𝗲̈𝘀 𝗱𝗵𝗲 𝗢𝗱𝗲̈𝘀 𝘀𝗲̈ 𝗡𝗼𝘁𝗲𝗿𝗲̈𝘃𝗲̈ 𝘁𝗲̈ 𝗞𝗼𝘀𝗼𝘃𝗲̈𝘀

03/12/2025

Të dashur qytetarë, të nderuar përfaqësues të institucioneve dhe mediave,

27/11/2025
Frogot Password?

Complaints

Contacts

KCA

St. "Arbnor and Astrit Dehari" No. 25

Archive Building / Floor II

10000, Pristina

The Republic of Kosovo

Phone: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net

MCO

For contact information of the offices of the MCO, click here