Delegacioni i FMN-së viziton Agjencinë Kadastrale të Kosovës

06/11/2025

Sot, Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë Kadastrale të Kosovës, z. Avni Ahmeti, priti në takim delegacionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN). Në përbërje të delegacionit ishin z. David Amaglobeli, Shef i Misionit të FMN-së për Kosovën, z. Phakawa Jeasakul, Senior Ekonomist në Departamentin Evropian, znj. Ana Lariau, Ekonomiste në të njëjtin departament, dhe z. Selim Thaçi, Senior Ekonomist në Zyrën e Përfaqësuesit Rezident në Kosovë.
Gjatë takimit, Drejtori Ahmeti i njoftoi për zhvillimet e fundit në Agjenci, me theks të veçantë në digjitalizimin e plotë të sistemeve dhe shërbimeve kadastrale. Ai bëri të ditur se këtë vit të gjitha shërbimet kadastrale do të jenë plotësisht të aksesueshme në formë digjitale, duke eliminuar nevojën e paraqitjes fizike të qytetarëve në sportele.
Gjithashtu, u bë e ditur se gjatë kësaj jave do të zhvillohen trajnime profesionale mbi avancimet dhe zhvillimet e reja të sistemeve kadastrale, ku do të marrin pjesë rreth 1,250 zyrtarë nga institucione të ndryshme. Po ashtu, u prezantua Gjeoportali i ri shtetëror, i cili përfshin funksione të reja dhe rrit ndjeshëm transparencën dhe qasjen e qytetarëve në të dhënat kadastrale.
Takimi u përmbyll me vlerësime pozitive për arritjet e deritanishme dhe me zotimin për vazhdimin e bashkëpunimit në drejtim të modernizimit të mëtejmë të sistemit kadastral në Kosovë.

Distribute to:

Others

Gjeodeti Besmir Veselaj ka folur për digjitalizimin e shërbimeve kadastrale ...

11/03/2026

Në kuadër të Muajit të Digjitalizimit dhe kampanjës 𝗞𝗔𝗗𝗔𝗦𝗧𝗥𝗜 𝗗𝗜𝗚𝗜𝗧-𝗔𝗟𝗟 ...

11/03/2026

Pjesë të shkëputura nga emisioni i sotshëm “Mirëmëngjesi Kosovë” në RTK

10/03/2026

Noterja Simeana Beshi, ndan përvojën e saj mbi ndryshimet që ka sjellë digjitalizimi i sistemeve në AKK

09/03/2026

Pse 𝗞𝗔𝗗𝗔𝗦𝗧𝗥𝗜 𝗗𝗜𝗚𝗜𝗧-𝗔𝗟𝗟?

05/03/2026
Frogot Password?

Complaints

Contacts

KCA

St. "Arbnor and Astrit Dehari" No. 25

Archive Building / Floor II

10000, Pristina

The Republic of Kosovo

Phone: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net

MCO

For contact information of the offices of the MCO, click here