Avancimet dhe Zhvillimet e Sistemeve Kadastrale / Trajnimi me Zyrat Kadastrale Komunale (ZKK)

12/11/2025

Në kuadër të projektit për zhvillimin dhe avancimin e sistemeve kadastrale, sot u mbajt dita e tretë e trajnimeve, kësaj rradhe me zyrat kadastrale komunale (ZKK), në kuadër të sistemit të integruar SIKTK-T për pjesën tekstuale, si pjesë e procesit të digjitalizimit të plotë të shërbimeve kadastrale në Republikën e Kosovës.
Trajnimi i sotshëm shënoi një tjetër hap të rëndësishëm drejt modernizimit të kadastrit, duke fuqizuar rolin e zyrave komunale në implementimin e sistemeve të reja teknologjike, rrjedhimisht duke ndërtuar kapacitete të qëndrueshme për menaxhimin digjital së të dhënave kadastrale.
Pas prezantimeve të avancimeve dhe zhvillimeve të reja (pjesës tekstuale të SIKTK-T) nga specialistët e kadastrit nga AKK, znj. Drenushë Januzi Kukaj si dhe z. Kujtim Mustafa, ku në hollësi spjeguan funksionalitetet, ripërditësimet, e mënyrat e përdorimit dhe rolin e këtij sistemi në përmirësimin e punës së përditshme, pjesëmarrësit patën mundësinë të ndjekin demonstrime praktike dhe më pas të zhvillojnë diskutime të frytshme gjatë sesionit të (Q&A).
Trajnimet po vijojnë me sukses dhe do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, duke përfshirë të gjithë akterët përkatës në nivel vendi.
Me zbatimin e avancimeve teknologjike dhe integrimin e platformave të reja digjitale, viti 2025 po konsolidohet si viti i digjitalizimit të plotë të kadastrit në Republikën e Kosovës.
Bashkë për një kadastër modern, transparent dhe plotësisht digjital!

Distribute to:

Others

U mbajt testimi për licencimin e gjeodetëve në AKK

04/08/2026

Më datë 23.07.2026, Komisioni për Shqyrtimin dhe Vendosjen mbi Zyrtarizimin e Gjendjes Faktike dhe Mospërputhjeve me Regjistrin e të Drejtave të Pronës së Paluajtshme (RDPP)...

24/07/2026

Agjencia Kadastrale e Kosovës mirëpriti delegacionin e studentëve Master nga ETH Zurich

02/07/2026

𝐋𝐢𝐜𝐞𝐧𝐜𝐢𝐦𝐢 i 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭ë𝐯𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐊𝐨𝐦𝐩𝐚𝐧𝐢𝐯𝐞 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭𝐞

02/07/2026

Trajnimi i Zyrtarëve Komunalë për Adresa mbi Përdorimin e Aplikacionit të ARIS Mobile

25/06/2026
Frogot Password?

Complaints

Contacts

KCA

St. "Arbnor and Astrit Dehari" No. 25

Archive Building / Floor II

10000, Pristina

The Republic of Kosovo

Phone: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net

MCO

For contact information of the offices of the MCO, click here