Gjatë javës që e lamë pas, përmbyllëm me shumë sukses një cikël trajnimesh ...

15/11/2025

Gjatë javës që e lamë pas, përmbyllëm me shumë sukses një cikël trajnimesh që solli bashkë gjeodetët, kompanitë gjeodete, njëherit vizionin tonë të përbashkët për zhvillim.
Me prezantimin e përgjithshëm të Sistemit të Gjeodetëve, ishte një ditë plot energji, bashkëpunim, përkushtim profesional e me diskutime të frytshme, me ç'rast u trajtuan:

• Arritjet e AKK-së në standardizimin e procedurave dhe digjitalizimin e shërbimeve kadastrale.
• Rastet praktike për llojet e ndryshme të proceseve brenda Sistemit të Gjeodetëve.
• Demonstrimi i ndarjes së parcelave (forma manuale) dhe integrimi i tyre në sistem.

Trajnimet u zhvilluan në formë interaktive, me diskutime, shembuj konkretë dhe prezantime praktike që afruan profesionistët me sfidat dhe zgjidhjet e përditshme.
Në këtë ditë me rëndësi të veçantë profesionale, u dëshmua fuqia e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe vizionit të përbashkët, ku jo vetëm se u forcua partneriteti në mes profesionistëve të fushës, përkitazi gjeodetëve, por edhe e lartësua vetë profesioni i gjeodetit, si një shtyllë thelbësore e zhvillimit kadastral në Republikën e Kosovës.
Me mirënjohje për secilin pjesëmarrës, Agjencia Kadastrale e Kosovës do vazhdojë përpara me besim, motivim dhe dëshirë për të sjellë shërbime edhe më moderne, më transparente dhe më cilësore për qytetarët tanë.

Distribute to:

Others

Vazhdon shqyrtimi i lëndëve në kuadër të Projektit të Rindërtimit të Kadastrit (RIK)

23/04/2026

Vazhdon shqyrtimi i lëndëve në kuadër të Projektit të Rindërtimit të Kadastrit (RIK)

17/04/2026

Njoftim i rëndësishëm për banorët e Parteshit!

16/04/2026

Agjencia Kadastrale e Kosovës ka mbajtur dje takimet e radhës me qytetarë në Gjilan, për Pjesën 1 dhe Pjesën 2, në kuadër të Projektit për Rindërtimin e Kadastrit.

10/04/2026

𝐋𝐢𝐜𝐞𝐧𝐜𝐢𝐦𝐢 i 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭ë𝐯𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐊𝐨𝐦𝐩𝐚𝐧𝐢𝐯𝐞 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭𝐞

09/04/2026
Frogot Password?

Complaints

Contacts

KCA

St. "Arbnor and Astrit Dehari" No. 25

Archive Building / Floor II

10000, Pristina

The Republic of Kosovo

Phone: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net

MCO

For contact information of the offices of the MCO, click here