Trajnim tre-ditor për kompanitë gjeodete dhe gjeodetët e licencuar

21/01/2026
Në kuadër të finalizimit të procesit të digjitalizimit të sistemeve kadastrale, për tri ditë radhazi janë mbajtur trajnime me gjeodetë të licencuar dhe gjeodetët e kompanive të pajisura me leje.
Në këto trajnime kanë marrë pjesë gjithsej 180 pjesëmarrës, të cilëve u janë sqaruar në detaje procedurat, duke filluar nga parashtrimi i kërkesës nga pala e interesuar e deri te dërgimi i lëndës online në ZKK, e gjithë kjo në mënyrë plotësisht digjitale.
Me funksionalizimin e këtij procesi krijohen lehtësira të konsiderueshme për palët, pa pasur nevojë për paraqitje fizike në ZKK, duke mundësuar plotësimin e dokumentacionit në kohë reale përmes ngarkimit në sistem, aplikimin çdo ditë dhe në çdo orë, si dhe reduktimin e kopjeve fizike (duplikimeve) në ZKK dhe te gjeodetët.
Gjeodetët kanë treguar bashkëpunim të lartë dhe kanë shprehur falënderime për ofrimin e shërbimeve digjitale, në funksion të ngritjes së cilësisë së të dhënave.
Distribute to:

Others

AKK pret delegacion nga Bavaria e Gjermanisë

19/05/2026

U mbajt testimi për licencimin e gjeodetëve në AKK

14/05/2026

Agjencia Kadastrale e Kosovës priti në takim përfaqësuesit e Odës së Ndërmjetësuesve

01/05/2026

Agjencia Kadastrale e Kosovës nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Universitetin e Prishtinës

30/04/2026

Ministrja e MMPH viziton Agjencinë Kadastrale të Kosovës

29/04/2026
Frogot Password?

Complaints

Contacts

KCA

St. "Arbnor and Astrit Dehari" No. 25

Archive Building / Floor II

10000, Pristina

The Republic of Kosovo

Phone: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net

MCO

For contact information of the offices of the MCO, click here