Punëtori për Shqyrtimin dhe Vendosjen e Lëndëve të Rindërtimit të Kadastrit

28/01/2026
Nën organizimin e Agjencisë Kadastrale të Kosovës (AKK) filloj punimet Punëtoria tre ditore për Shqyrtimin dhe Vendosjen e Lëndëve në kuadër të projektit të Rindërtimit të Kadastrit (RK). Pjesëmarrës në këtë punëtori përveç stafit të AKK-së pjesë të Nënkomisioneve dhe stafit tjetër mbështetës, pjesëmarrës ishin edhe anëtarët e Komisionit për Rindërtimin e Kadastrit, përbërë nga një profesionist nga fusha e të drejtave pronësore, i propozuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, nga një përfaqësues i ZKM-së dhe një përfaqësues i AKK-së.
Në këtë punëtori e cila është planifikuar të zgjasë deri të premten u zhvilluan diskutime të frytshme sa i përket rasteve të përgjithshme dhe rasteve specifike të projektit të Rindërtimit të Kadastrit.
Kujtojmë që projekti i Rindërtimit të Kadastrit ka hyrë tashmë në fazën e përpunimit të lëndëve dhe nxjerren e vendimeve për zyrtarizim të gjendjes së re sipas kërkesave të pronarëve në 4 Lote në 91 Zona Kadastrale ku po zhvillohet RK-ja.
Nga ky projekt nga i cili parashihet të përfitojnë mijëra qytetarë të vendit ka filluar vitin e kaluar dhe do të përmbyllet për pak muaj.
Distribute to:

Others

Agjencia Kadastrale e Kosovës pjesëmarrëse në Konferencën Regjionale për Kadastër dhe Infrastrukturën e të Dhënave Hapësinore në Brdo të Sllovenisë

09/06/2026

AKK shpërndan licencat për gjeodetë dhe kompanitë gjeodezike

05/06/2026

Takim bashkëpunues ndërmjet Agjencisë Kadastrale të Kosovës dhe Shoqatës së Gjeodetëve të Kosovës

04/06/2026

AKK pret delegacion nga Bavaria e Gjermanisë

19/05/2026

U mbajt testimi për licencimin e gjeodetëve në AKK

14/05/2026
Frogot Password?

Complaints

Contacts

KCA

St. "Arbnor and Astrit Dehari" No. 25

Archive Building / Floor II

10000, Pristina

The Republic of Kosovo

Phone: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net

MCO

For contact information of the offices of the MCO, click here