Mbahet takimi i pare për vitin 2026 me Drejtorë dhe zyrtarë të Zyreve Kadastrale Komunale

16/02/2026
Në një takim të përbashkët me Drejtorë e zyrtarë nga të gjitha Zyret Kadastrale Komunale(ZKK), Agjencia Kadastrale e Kosovës(AKK) prezantoi të arriturat dhe projektet e vitit që lamë pas, por edhe ato që planifikohet të realizohen këtë vit.
Në një atmosferë diskutimesh konstruktive e e të frytshme, AKK para të pranishmëve, prezantoi detaje nga projektet si: Avancimi i Sistemeve Kadastrale ose Digjitalizimin e shërbimeve, Pararegjistrimin e ndërtesës dhe pjesëve të ndërtesës, Sistemin e gjeodetëve, Gjeoportalin shtetëror, Rindërtimin e Kadastrit, Korrektimin e të dhënave në SIKTK T, etj. Nga Zyra për Administrimin e Pronës Publike, Drejtoresha e kësaj zyre, informoi pjesëmarrësit për punën dhe aktivitetet që kjo zyrë ka për obligimi ligjor në menaxhimin e pronës publike.
Drejtori Ekzekutiv i AKK-së, z. Avni Ahmeti, në fjalën e tij kërkoi bashkëpunim maksimal nga ZKK-të me qëllim që lakorja e realizimit të projekteve që do të zhvillohen nga AKK-ja në nivelin lokal të arrijnë maksimumin e rezultatit. Koordinimi dhe bashkëpunimi i ngushtë me komuna do të jetë veçanërisht i nevojshëm në dy nga projektet kapitale më madhore që do të realizohen këtë vit Rindërtimi i kadastrit dhe Korrektimi i të dhënave të pronarëve, shtoi më tutje z.Ahmeti. Duke iu ururar punë të mbarë e suksese sidomos atyre që fillojnë mandatin e parë në këtë drejtori, edhe prej anës së AKK-së u premtuar mbështetje e bashkëpunim në realizimin e objektivave të përbashkëta.
Edhe ky aktivitet i Agjencisë Kadastrale të Kosovës, vije si hap i rëndësishëm në planin e aktiviteteve të këtij viti me qëllim që të vazhdoj konsolidimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, të cilat bashkë me reformat e realizuara do të ngritin padyshim edhe më tutje nivelin e kualitetit të të dhënave kadastrale e poashtu edhe shërbimeve kadastrale në të mirë të qytetarëve.
Distribute to:

Others

Gjeodeti Besmir Veselaj ka folur për digjitalizimin e shërbimeve kadastrale ...

11/03/2026

Në kuadër të Muajit të Digjitalizimit dhe kampanjës 𝗞𝗔𝗗𝗔𝗦𝗧𝗥𝗜 𝗗𝗜𝗚𝗜𝗧-𝗔𝗟𝗟 ...

11/03/2026

Pjesë të shkëputura nga emisioni i sotshëm “Mirëmëngjesi Kosovë” në RTK

10/03/2026

Noterja Simeana Beshi, ndan përvojën e saj mbi ndryshimet që ka sjellë digjitalizimi i sistemeve në AKK

09/03/2026

Pse 𝗞𝗔𝗗𝗔𝗦𝗧𝗥𝗜 𝗗𝗜𝗚𝗜𝗧-𝗔𝗟𝗟?

05/03/2026
Frogot Password?

Complaints

Contacts

KCA

St. "Arbnor and Astrit Dehari" No. 25

Archive Building / Floor II

10000, Pristina

The Republic of Kosovo

Phone: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net

MCO

For contact information of the offices of the MCO, click here