Sot, Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë Kadastrale të Kosovës, z. Avni Ahmeti, u mirëprit në takim nga Kryetari i Komunës së Kamenicës...

23/02/2026
Sot, Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë Kadastrale të Kosovës, z. Avni Ahmeti, u mirëprit në takim nga Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, së bashku me Nënkryetaren Arta Bajralija dhe Drejtoreshën për Pronë, Kadastër dhe Gjeodezi Diana Kryeziu.
Gjatë këtij takimi u prezantua në detaje projekti për Rindërtimin e Kadastrit në Kamenicë, që trajton kontekste komplekse pronësore-juridike, si dhe mospërputhjet ndërmjet gjendjes faktike në terren dhe të dhënave në Regjistrin e të Drejtave mbi Pronat e Paluajtshme.
Projekti përfshin zonat kadastrale: Hogosht, Karaçevë e Epërme, Karaçevë e Poshtme, Petroc dhe Moqare.
Në takim u vlerësua lart puna e Agjencisë sonë, veçanërisht zhvillimi i Gjeoportalit, ndërsa njoftuam se të dhënat e publikuara në këtë platformë së shpejti do të inkorporohen edhe në platforma të mëdha ndërkombëtare si Google, proces i cili tashmë ka nisur.
Distribute to:

Others

Agjencia Kadastrale e Kosovës pjesëmarrëse në Konferencën Regjionale për Kadastër dhe Infrastrukturën e të Dhënave Hapësinore në Brdo të Sllovenisë

09/06/2026

AKK shpërndan licencat për gjeodetë dhe kompanitë gjeodezike

05/06/2026

Takim bashkëpunues ndërmjet Agjencisë Kadastrale të Kosovës dhe Shoqatës së Gjeodetëve të Kosovës

04/06/2026

AKK pret delegacion nga Bavaria e Gjermanisë

19/05/2026

U mbajt testimi për licencimin e gjeodetëve në AKK

14/05/2026
Frogot Password?

Complaints

Contacts

KCA

St. "Arbnor and Astrit Dehari" No. 25

Archive Building / Floor II

10000, Pristina

The Republic of Kosovo

Phone: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net

MCO

For contact information of the offices of the MCO, click here