𝗠𝗯𝗶 𝟭 𝗠𝗶𝗹𝗶𝗼𝗻 𝗔𝗱𝗿𝗲𝘀𝗮 𝗭𝘆𝗿𝘁𝗮𝗿𝗲 𝘁𝗲̈ 𝗥𝗲𝗴𝗷𝗶𝘀𝘁𝗿𝘂𝗮𝗿𝗮 𝗱𝗲𝗿𝗶 𝗺𝗲̈ 𝘀𝗼𝘁

01/03/2026

Agjencia Kadastrale e Kosovës, falënderon të gjithë qytetarët që tashmë kanë deklaruar adresën e tyre zyrtare. Kjo shifër dëshmon qartazi angazhimin dhe vetëdijesimin për rëndësinë e këtij procesi, si një hap thelbësor drejt një administrate më të saktë, më funksionale dhe më pranë qytetarit.
Në kuadër të projektit për ndërlidhjen e qytetarit me adresë zyrtare, Agjencia Kadastrale e Kosovës, shpreh falënderimin dhe mirënjohjen e thellë për të gjithë konsulentët e angazhuar në komuna gjithandej Kosovës, të cilët me përkushtim dhe profesionalizëm kanë qenë në shërbim të drejtpërdrejtë të qytetarëve.
Gjatë këtij angazhimi, konsulentët kanë ofruar asistencë të plotë për qytetarët, duke i udhëzuar në çdo hap të procesit dhe duke theksuar rëndësinë e regjistrimit të adresës zyrtare dhe unike. Me qasjen e tyre të përgjegjshme dhe korrektësinë në punë, ata kanë ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e cilësisë së shërbimeve dhe në forcimin e besimit të qytetarëve ndaj institucioneve.
𝗞𝘆 𝘀𝘂𝗸𝘀𝗲𝘀 𝗺𝗯𝗮𝗻 𝘃𝘂𝗹𝗲̈𝗻 𝗲 𝘀𝗲𝗰𝗶𝗹𝗶𝘁 𝗽𝗿𝗲𝗷 𝗷𝘂𝘀𝗵, 𝗸𝗼𝗻𝘀𝘂𝗹𝗲𝗻𝘁𝗲̈ 𝘁𝗲̈ 𝗻𝗱𝗲𝗿𝘂𝗮𝗿, 𝗺𝗲 𝗲𝗺𝗲̈𝗿 𝗱𝗵𝗲 𝗺𝗯𝗶𝗲𝗺𝗲̈𝗿.
𝗠𝗯𝗶 𝟭 𝗺𝗶𝗹𝗶𝗼𝗻 𝗮𝗱𝗿𝗲𝘀𝗮 𝘁𝗲̈ 𝗿𝗲𝗴𝗷𝗶𝘀𝘁𝗿𝘂𝗮𝗿𝗮 𝗻𝘂𝗸 𝗷𝗮𝗻𝗲̈ 𝘁𝗵𝗷𝗲𝘀𝗵𝘁 𝘀𝘁𝗮𝘁𝗶𝘀𝘁𝗶𝗸𝗲̈, 𝗮𝘁𝗼 𝗷𝗮𝗻𝗲̈ 𝗿𝗲𝘇𝘂𝗹𝘁𝗮𝘁 𝗶 𝗽𝘂𝗻𝗲̈𝘀 𝘀𝘂𝗮𝗷.
𝗙𝗮𝗹𝗲̈ 𝗷𝘂𝘀𝗵, 𝘀𝗼𝘁 𝗸𝗲𝗺𝗶 𝗻𝗷𝗲̈ 𝘀𝗶𝘀𝘁𝗲𝗺 𝗮𝗱𝗿𝗲𝘀𝗮𝘀𝗵 𝗺𝗲̈ 𝘁𝗲̈ 𝘀𝗮𝗸𝘁𝗲̈, 𝗱𝗵𝗲 𝗷𝗲𝗺𝗶 𝗺𝗲̈ 𝗽𝗿𝗮𝗻𝗲̈ 𝗰̧𝗱𝗼 𝗾𝘆𝘁𝗲𝘁𝗮𝗿𝗶 𝘁𝗲̈ 𝗥𝗲𝗽𝘂𝗯𝗹𝗶𝗸𝗲̈𝘀 𝘀𝗲̈ 𝗞𝗼𝘀𝗼𝘃𝗲̈𝘀.
Ju falënderojmë për punën dhe angazhimin tuaj të palodhshëm.

Distribute to:

Others

Agjencia Kadastrale e Kosovës ka mbajtur dje takimet e radhës me qytetarë në Gjilan, për Pjesën 1 dhe Pjesën 2, në kuadër të Projektit për Rindërtimin e Kadastrit.

10/04/2026

𝐋𝐢𝐜𝐞𝐧𝐜𝐢𝐦𝐢 i 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭ë𝐯𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐊𝐨𝐦𝐩𝐚𝐧𝐢𝐯𝐞 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭𝐞

09/04/2026

Agjencia Kadastrale e Kosovës po vazhdon me përkushtim rindërtimin e të dhënave kadastrale, në bashkëpunim të ngushtë me qytetarët.

09/04/2026

Sot po përmbyllim ciklin e informimit publik për projektin e rindërtimit të kadastrit në komunën e Gjilanit.

08/04/2026

Dje u mbajtën takimet e radhës me banorët e fshatrave Petroc në Kamenicë dhe Dobërçan në Gjilan, në kuadër të Projektit për Rindërtimin e Kadastrit.

07/04/2026
Frogot Password?

Complaints

Contacts

KCA

St. "Arbnor and Astrit Dehari" No. 25

Archive Building / Floor II

10000, Pristina

The Republic of Kosovo

Phone: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net

MCO

For contact information of the offices of the MCO, click here