Profesorët universitarë vizitojnë AKK-në për të uruar u.d. Drejtorin Ekzekutiv

03/04/2026

Profesorët nga Universiteti i Prishtinës, Prof. Dr. Përparim Ahmeti, Prof. Dr. Bashkim Idrizi, Prof. Dr. Ymer Kuka dhe Prof. Dr. Besim Ajvazi, si dhe nga Kolegji UBT, Prof. Dr. Edon Maliqi, realizuan një vizitë në Agjencinë Kadastrale të Kosovës (AKK), me qëllim të urimit të z. Faik Kelmendi për detyrën e re.
Gjatë kësaj vizite, përveç urimeve për suksese në drejtimin e institucionit më të lartë në vend në fushën e gjeodezisë, kadastrës, hartografisë dhe gjeoinformacionit, u zhvilluan edhe diskutime lidhur me zhvillimin e mëtejmë të AKK-së.
Bashkëbisedimi u fokusua në gjendjen aktuale të institucionit, sfidat profesionale dhe teknike, si dhe në rëndësinë e avancimit të proceseve dhe shërbimeve për institucionet dhe qytetarët në këtë sektor.
Profesorët universitarë theksuan rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe komunitetit akademik, duke shprehur gatishmërinë për të kontribuar në zhvillimin dhe fuqizimin e sektorit të gjeodezisë, kadastrës dhe gjeoinformacionit në Kosovë.

Distribute to:

Others

Agjencia Kadastrale e Kosovës priti në takim përfaqësuesit e Odës së Ndërmjetësuesve

01/05/2026

Agjencia Kadastrale e Kosovës nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Universitetin e Prishtinës

30/04/2026

Ministrja e MMPH viziton Agjencinë Kadastrale të Kosovës

29/04/2026

Vazhdon shqyrtimi i lëndëve në kuadër të Projektit të Rindërtimit të Kadastrit (RIK)

23/04/2026

Vazhdon shqyrtimi i lëndëve në kuadër të Projektit të Rindërtimit të Kadastrit (RIK)

17/04/2026
Frogot Password?

Complaints

Contacts

KCA

St. "Arbnor and Astrit Dehari" No. 25

Archive Building / Floor II

10000, Pristina

The Republic of Kosovo

Phone: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net

MCO

For contact information of the offices of the MCO, click here