Agjencia Kadastrale e Kosovës nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Universitetin e Prishtinës

30/04/2026

Sot, në Agjencinë Kadastrale të Kosovës, qëndroi për vizitë një delegacion nga Universiteti i Prishtinës, i kryesuar nga Prof. Arben Hajrullahu.
Delegacioni i Universitetit të Prishtinës u prit nga U.d. Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kadastrale të Kosovës, z. Faik Kelmendi, së bashku me bashkëpunëtorët e tij.
Qëllimi i takimit ishte nënshkrimi i një memorandumi bashkëpunimi ndërmjet Agjencisë Kadastrale të Kosovës dhe Universitetit të Prishtinës, me interes të ndërsjellë për të dy institucionet.
Ky memorandum parasheh mbështetjen e AKK-së me ekspertizën ekzistuese në institutet e ndryshme të Universitetit të Prishtinës, sipas nevojave profesionale të Agjencisë. Po ashtu, memorandumi krijon mundësi për studentët që të zhvillojnë praktikë profesionale, si dhe për shfrytëzimin e hapësirave dhe kapaciteteve për punë kërkimore-shkencore.
Gjithashtu, AKK u zotua ta mbështesë Universitetin e Prishtinës në trajtimin dhe zgjidhjen e çështjeve pronësore me të cilat UP është përballur kohëve të fundit, përfshirë raste të pretenduara të uzurpimeve dhe tjetërsimeve të pronave nga individë dhe institucione të ndryshme.
Gjatë takimit u diskutuan tema të rëndësishme profesionale, si dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional ndërmjet AKK-së dhe UP-së.

Distribute to:

Others

AKK pret delegacion nga Bavaria e Gjermanisë

19/05/2026

U mbajt testimi për licencimin e gjeodetëve në AKK

14/05/2026

Agjencia Kadastrale e Kosovës priti në takim përfaqësuesit e Odës së Ndërmjetësuesve

01/05/2026

Ministrja e MMPH viziton Agjencinë Kadastrale të Kosovës

29/04/2026

Vazhdon shqyrtimi i lëndëve në kuadër të Projektit të Rindërtimit të Kadastrit (RIK)

23/04/2026
Frogot Password?

Complaints

Contacts

KCA

St. "Arbnor and Astrit Dehari" No. 25

Archive Building / Floor II

10000, Pristina

The Republic of Kosovo

Phone: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net

MCO

For contact information of the offices of the MCO, click here