Ministrja e MMPH viziton Agjencinë Kadastrale të Kosovës

29/04/2026

Sot, në Agjencinë Kadastrale të Kosovës (AKK), qëndroi për vizitë Ministrja e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor, znj. Fitore Pacolli-Dalipi, së bashku me bashkëpunëtorët e saj.
Ministrja u prit nga Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të AKK-së, z. Faik Kelmendi, me ekipin e tij, i cili prezantoi të arriturat kryesore të institucionit, si dhe sfidat aktuale në përmbushjen e mandatit.
Gjatë takimit, theks i veçantë iu kushtua masave për përmirësimin e gjendjes së pronave, me fokus në forcimin e sigurisë juridike dhe garantimin e pacenueshmërisë së pronës. Njëkohësisht, u diskutua edhe për avancimin e sistemit të adresave, si element kyç për funksionalitetin institucional, shërbimet publike dhe shtrirjen e rendit dhe ligjit në të gjithë territorin e vendit.
Po ashtu, u trajtuan projektet aktuale të AKK-së dhe iniciativa të tjera zhvillimore, përfshirë proceset e digjitalizimit, rindërtimin e regjistrave kadastralë dhe ngritjen e kapaciteteve teknike dhe profesionale.
Ministrja Pacolli-Dalipi rikonfirmoi mbështetjen e plotë për AKK-në, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë dhe përkrahjes së vazhdueshme në avancimin e politikave për menaxhimin e tokës dhe zhvillimin e qëndrueshëm në Republikën e Kosovës.

Distribute to:

Others

Agjencia Kadastrale e Kosovës pjesëmarrëse në Konferencën Regjionale për Kadastër dhe Infrastrukturën e të Dhënave Hapësinore në Brdo të Sllovenisë

09/06/2026

AKK shpërndan licencat për gjeodetë dhe kompanitë gjeodezike

05/06/2026

Takim bashkëpunues ndërmjet Agjencisë Kadastrale të Kosovës dhe Shoqatës së Gjeodetëve të Kosovës

04/06/2026

AKK pret delegacion nga Bavaria e Gjermanisë

19/05/2026

U mbajt testimi për licencimin e gjeodetëve në AKK

14/05/2026
Frogot Password?

Complaints

Contacts

KCA

St. "Arbnor and Astrit Dehari" No. 25

Archive Building / Floor II

10000, Pristina

The Republic of Kosovo

Phone: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net

MCO

For contact information of the offices of the MCO, click here