AKK shpërndan licencat për gjeodetë dhe kompanitë gjeodezike

05/06/2026

Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë Kadastrale të Kosovës, z. Faik Kelmendi, ka shpërndarë licencat për gjeodetë dhe kompanitë gjeodezike. Kandidatët për licencim fillimisht kanë ndjekur trajnim nga stafi i AKK-së, e më pas i janë nënshtruar procesit të testimit. Pas përmbushjes së të gjitha kushteve të parapara për licencim, ata janë pajisur me licencat përkatëse.
Me rastin e shpërndarjes së licencave, Drejtori Kelmendi vlerësoi rëndësinë e rolit të gjeodetëve të licencuar në zhvillimin e sektorit kadastral, duke theksuar se profesionalizmi, integriteti dhe respektimi i standardeve ligjore e profesionale janë elemente kyçe për ofrimin e shërbimeve cilësore dhe të besueshme.
Pas përfundimit të procesit të testimit dhe plotësimit të të gjitha kushteve të nevojshme, në ambientet e AKK-së u bë shpërndarja e licencave për gjeodetë dhe kompanitë gjeodezike, duke hapur kështu rrugën për ushtrimin e veprimtarisë së tyre profesionale dhe për kontributin e tyre në zhvillimin e mëtejshëm të sektorit të gjeodezisë në Republikën e Kosovës.

Distribute to:

Others

𝐋𝐢𝐜𝐞𝐧𝐜𝐢𝐦𝐢 i 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭ë𝐯𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐊𝐨𝐦𝐩𝐚𝐧𝐢𝐯𝐞 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭𝐞

05/10/2026

Zyrtarët e Agjencisë Kadastrale të Kosovës marrin pjesë në konferencë “Forumi Evropjan për Gjeografi dhe Statistika”

01/10/2026

Njoftim Për Fillimin E Shikimit Publik – Rindërtimi I Kadastrit

30/09/2026

AKK shpërndan licencat për gjeodetë dhe kompanitë gjeodezike

19/08/2026

U mbajt testimi për licencimin e gjeodetëve në AKK

04/08/2026
Frogot Password?

Complaints

Contacts

KCA

St. "Arbnor and Astrit Dehari" No. 25

Archive Building / Floor II

10000, Pristina

The Republic of Kosovo

Phone: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net

MCO

For contact information of the offices of the MCO, click here