Më datë 23.07.2026, Komisioni për Shqyrtimin dhe Vendosjen mbi Zyrtarizimin e Gjendjes Faktike dhe Mospërputhjeve me Regjistrin e të Drejtave të Pronës së Paluajtshme (RDPP) zhvilloi një takim pune me përfaqësues të Institucionit të Avokatit të Popullit.
Qëllimi i këtij takimi ishte shqyrtimi dhe diskutimi i çështjeve që ndërlidhen me Projektin e Rindërtimit të Kadastrit, me ç’rast përfaqësuesit e Institucionit të Avokatit të Popullit u informuan në mënyrë të detajuar lidhur me procedurat e shqyrtimit dhe vendimmarrjes së lëndëve në kuadër të këtij projekti.
Gjatë takimit u prezantuan dhe u elaboruan kompetencat e Komisionit për Shqyrtimin dhe Vendosjen mbi Zyrtarizimin e Gjendjes Faktike dhe Mospërputhjeve me RDPP, metodologjia e trajtimit të lëndëve, procedurat e shqyrtimit të dokumentacionit, si dhe mekanizmat e vendimmarrjes në rastet kur konstatohet mospërputhje ndërmjet gjendjes faktike në terren dhe të dhënave të evidentuara në Regjistrin e të Drejtave të Pronës së Paluajtshme.
Takimi shërbeu njëashtu si platformë për shkëmbimin e informatave dhe adresimin e çështjeve që ndërlidhen me zbatimin e Projektit të Rindërtimit të Kadastrit, rrjedhimisht duke kontribuar në qartësimin e procedurave dhe trajtimin e të drejtave pronësore të palëve në përputhje me legjislacionin në fuqi