Mbahet takimi i parë i Komitetit të Praktikave të Mira

17/11/2022

Agjencia Kadastrale e Kosovës në bashkëpunim me Aktivitetin për Qeverisje Pronësore të USAID kanë themeluar Komitetin e Praktikave të Mira i cili do të shërbejë si një forum këshillues ndërinstitucional për shkëmbimin e përvojave, praktikave më të mira dhe mësimeve të nxjerra ndërmjet institucioneve të nivelit lokal dhe qendror, që kanë një rol të drejtpërdrejtë në qeverisjen e të drejtave pronësore në Kosovë. Ndërsa me datë 17 Nëntor është mbajtur edhe takimi i parë i këtij Komiteti ku mes tjerash janë prezantuar edhe komponentët kryesore të Aktivitetit të USAID-it për Qeverisje Pronësore, pastaj përfaqësuesit e komunave të përzgjedhura si përfitueset e para nga ky aktivitet, respektivisht Komunat Pejë, Ferizaj, Rahovec, Suharekë dhe Lipjan kanë prezantuar të arriturat dhe sfidat e tyre në fushën e të drejtave pronësore e ngjashëm si dhe nga AKK janë prezantuar ndryshimet e parapara ligjore dhe ndikimi i tyre në punën e Zyrave Kadastrale Komunale. Në takimin në fjalë morën pjesë përfaqësues nga Agjencia Kadastrale e Kosovës, Ministria e Drejtësisë, Administrata Tatimore e Kosovës, nga Aktiviteti për Qeverisje Pronësore i USAID, nga pesë komunat e sipër përmendura të cilët shtruan për diskutim pika të ndryshme të interesit e të cilat do të trajtohen në takimet e ardhshme.

Distribute to:

Others

Kanë filluar matjet për Rindërtimin e Kadastrit në Zonën Kadastrale Lez, Komuna e Prizrenit

04/09/2025

Mbi 480 mijë qytetarë kanë regjistruar adresën e tyre zyrtare deri më 29.08.2025

01/09/2025

Është mbajtur takimi virtual në mes të përfaqësuesve nga Agjencia Kadastrale e Kosovës, Banka Botërore dhe Operatorëve Ekonomik...

25/08/2025

𝐑𝐞𝐤𝐨𝐫𝐝 𝐧ë 𝐑𝐞𝐠𝐣𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐐𝐲𝐭𝐞𝐭𝐚𝐫ë𝐯𝐞 𝐦𝐞 𝐀𝐝𝐫𝐞𝐬ë 𝐙𝐲𝐫𝐭𝐚𝐫𝐞!

23/08/2025

AKK shpërndan licencat për gjeodetë dhe lejet për kompanitë gjeodezike

15/08/2025
Frogot Password?

Complaints

Contacts

KCA

St. "Arbnor and Astrit Dehari" No. 25

Archive Building / Floor II

10000, Pristina

The Republic of Kosovo

Phone: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net

MCO

For contact information of the offices of the MCO, click here