Koordinimi i aktiviteteve të Planit Kombëtar Zhvillimor

20/03/2023

Agjencia Kadastrale e Kosovës në kuadër të Planit Kombëtar Zhvillimor ka të planifikuara realizimin e 13 aktiviteteve të aspektit ligjor dhe të aspektit të investimeve kapitale.
Me qëllim të informimit për së afërmi me ecurinë e këtyre aktiviteteve, me benefitet nga implementimi tyre dhe me sfidat me të cilat ballafaqohet Agjencia Kadastrale e Kosovë, Ministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës z. Liburn ALIU ka mbajtur një takim pune me menagjmentin e Agjencisë Kadastrale të Kosovës (AKK-së) të prirë nga Zv. Drejtori i Përgjithshëm z. Avni AHMETI.
Aktivitetet që parashihen të realizohen në kuadër të Planit Kombëtar Zhvillimor 2023-2025 janë:

1. Aerofotografimi i territorit të Republikës së Kosovës,
2. Zhvillimi i gjeoportalit të infrastrukturës kombëtare të informacionit hapësinor (IKIH),
3. Zhvillimi i projektit të rrjetit të nivelimit dhe sistemi referent i lartësive,
4. Mbledhja dhe përditësimi i të dhënave të adresave për territorin e Republikës së Kosovës,
5. Lidhja e sistemit të adresave me regjistrin civil,
6. Vendosja e tabelave të adresave të rrugëve dhe numrave të objekteve për komunat e mbetura të Republikës së Kosovës,
7. Zhvillimi i projektit për ngritjen në 3D të objekteve të ndërtuara në Kosovë,
8. Hartimi i projektligjit për kadastër të pronës së paluajtshme,
9. Hartimi i udhëzimeve administrative për zbatimin e ligjit për kadastër të pronës së paluajtshme,
10. Rindërtimi i informacioneve kadastrale të rreth 140 zonave kadastrale,
11. Hartimi i programit për kadastër,
12. Hartimi i strategjisë për infrastrukturë kombëtare të informacionit hapësinor dhe
13. Hartimi i udhëzimeve administrative për zbatimin e ligjit për infrastrukturë kombëtare të informacioneve hapësinore.

Pas diskutimeve dhe analizës së secilit prej aktiviteteve Ministri ofroi mbështetje për realizimin e këtyre projekteve të cilat do të kenë ndikim të drejtpërdrejt te qytetarët në ngritjen e cilësisë, sigurisë dhe shërbimeve ndaj tyre.


Distribute to:

Others

Agjencia Kadastrale e Kosovës merr pjesë në Takimin Teknik të Prodhuesve të të Dhënave të EuroGeographics në Amsterdam

05/11/2026

U mbajt testimi për licencimin e gjeodetëve në AKK

02/11/2026

PËRMBYLLJA E VIZITËS SË BANKËS BOTËRORE TEK Agjencia Kadastrale e Kosovës

16/10/2026

𝐋𝐢𝐜𝐞𝐧𝐜𝐢𝐦𝐢 i 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭ë𝐯𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐊𝐨𝐦𝐩𝐚𝐧𝐢𝐯𝐞 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭𝐞

05/10/2026

Zyrtarët e Agjencisë Kadastrale të Kosovës marrin pjesë në konferencë “Forumi Evropjan për Gjeografi dhe Statistika”

01/10/2026
Frogot Password?

Complaints

Contacts

KCA

St. "Arbnor and Astrit Dehari" No. 25

Archive Building / Floor II

10000, Pristina

The Republic of Kosovo

Phone: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net

MCO

For contact information of the offices of the MCO, click here