𝐆𝐣𝐞𝐨𝐩𝐨𝐫𝐭𝐚𝐥𝐢 𝐢 𝐑𝐢 𝐢 𝐀𝐊𝐊-𝐬𝐞̈ & 𝐍𝐒𝐈𝐈, 𝐬𝐞̈ 𝐬𝐡𝐩𝐞𝐣𝐭𝐢 𝐢 𝐠𝐚𝐭𝐬𝐡𝐞̈𝐦 𝐩𝐞̈𝐫 𝐥𝐚𝐧𝐬𝐢𝐦: 𝐓𝐞̈ 𝐝𝐡𝐞̈𝐧𝐚 𝐤𝐚𝐝𝐚𝐬𝐭𝐫𝐚𝐥𝐞, 𝐟𝐮𝐧𝐤𝐬𝐢𝐨𝐧𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐫𝐞𝐣𝐚 𝐝𝐡𝐞 𝐬𝐡𝐞̈𝐫𝐛𝐢𝐦𝐞 𝐦𝐨𝐝𝐞𝐫𝐧𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐞̈ .....

09/07/2025

Në takimin e mbajtur ndërmjet grupit punues të AKK-së dhe Operatorit Ekonomik për zhvillimin e Gjeoportalit të AKK-së dhe Gjeoportalit NSII, u prezantua progresi i deritanishëm i këtij projekti të rëndësishëm.
Sipas progresit të arritur deri më tani, janë funksionalizuar shumë veçori të reja dhe të rëndësishme për përdoruesit. Me theks të veçantë, për herë të parë, në gjeoportalin e ri, do të publikohen edhe të dhëna mbi pronësinë e njësive kadastrale si dhe informata të tjera me vlerë për të gjithë ata që do përdorin këtë platformë.
Aktualisht, ndodhemi në fazën përfundimtare të analizës së projektit dhe në fillim të muajit Gusht 2025, do të bëhet lansimi i versionit demo për publikun e gjerë. Përdoruesit do të kenë mundësinë të japin 'feedback-un' e tyre, që njëherit është më se i nevojshëm, në mënyrë që platforma të jetë sa më funksionale, praktike dhe e lehtë për përdorim.
Përveç të dhënave të reja për njësitë kadastrale, do të ofrohen edhe funksione të reja për marrjen e produkteve, si ato me pagesë ashtu edhe pa pagesë. Ndërkohë, në platformën NSII do të ofrohen shërbime të ndryshme WFS dhe WMS pa pagesë për të gjitha të dhënat publike.
Agjencia Kadastrale e Kosovës, 𝐦𝐛𝐞𝐭𝐞𝐭 𝐩𝐫𝐨𝐦𝐨𝐭𝐨𝐫 𝐢 𝐩𝐚𝐧𝐝𝐚𝐥𝐬𝐡𝐞̈𝐦 𝐢 𝐝𝐢𝐠𝐣𝐢𝐭𝐚𝐥𝐢𝐳𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐭𝐫𝐚𝐧𝐬𝐩𝐚𝐫𝐞𝐧𝐜𝐞̈𝐬,
𝐝𝐮𝐤𝐞 𝐨𝐟𝐫𝐮𝐚𝐫 𝐳𝐠𝐣𝐢𝐝𝐡𝐣𝐞 𝐢𝐧𝐨𝐯𝐚𝐭𝐢𝐯𝐞 𝐪𝐞̈ 𝐮 𝐬𝐡𝐞̈𝐫𝐛𝐞𝐣𝐧𝐞̈ 𝐪𝐲𝐭𝐞𝐭𝐚𝐫𝐞̈𝐯𝐞, 𝐢𝐧𝐬𝐭𝐢𝐭𝐮𝐜𝐢𝐨𝐧𝐞𝐯𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐩𝐫𝐨𝐟𝐞𝐬𝐢𝐨𝐧𝐢𝐬𝐭𝐞̈𝐯𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐟𝐮𝐬𝐡𝐞̈𝐬.

Distribute to:

Others

𝗡𝗲̈𝗻𝘀𝗵𝗸𝗿𝗶𝗺𝗶 𝗶 𝗠𝗲𝗺𝗼𝗿𝗮𝗻𝗱𝘂𝗺𝗶𝘁 𝘁𝗲̈ 𝗕𝗮𝘀𝗵𝗸𝗲̈𝗽𝘂𝗻𝗶𝗺𝗶𝘁 𝗻𝗱𝗲̈𝗿𝗺𝗷𝗲𝘁 𝗔𝗴𝗷𝗲𝗻𝗰𝗶̈𝘀𝗲̈ 𝗞𝗮𝗱𝗮𝘀𝘁𝗿𝗮𝗹𝗲 𝘁𝗲̈ 𝗞𝗼𝘀𝗼𝘃𝗲̈𝘀 𝗱𝗵𝗲 𝗢𝗱𝗲̈𝘀 𝘀𝗲̈ 𝗡𝗼𝘁𝗲𝗿𝗲̈𝘃𝗲̈ 𝘁𝗲̈ 𝗞𝗼𝘀𝗼𝘃𝗲̈𝘀

03/12/2025

Të dashur qytetarë, të nderuar përfaqësues të institucioneve dhe mediave,

27/11/2025

Avancimet dhe Zhvillimet e Sistemeve Kadastrale / Trajnimi me noterë

24/11/2025

Kosova, nga tash e tutje, me portal zyrtar modern e multifunksional të gjeoinformacionit - Agjencia Kadastrale e Kosovës publikon Gjeoportalin e Ri Shtetëror...

21/11/2025

Komiteti Ndërministror për Administrimin e Tokës dhe Infrastrukturës së Informacionit Hapësinor në Republikën e Kosovës

20/11/2025
Frogot Password?

Complaints

Contacts

KCA

St. "Arbnor and Astrit Dehari" No. 25

Archive Building / Floor II

10000, Pristina

The Republic of Kosovo

Phone: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net

MCO

For contact information of the offices of the MCO, click here