Produkte

Sherbime

Projektet

DEM (Modeli Digjital i Lartësive) është prodhuar për tërë territorin e Republikës së Kosovës. Në fotot e mëposhtme ilustrohet krahasimi i DSM dhe DEM i një pjese të bllokut urban si dhe harta në të cilën paraqitet komplet DEM. Dendësia e pikave të të dhënave DEM sipas kategorive është: në blloqet urbane 8 cm, në blloqet rurale 20 cm dhe në blloqet malore 25 cm. DEM është prodhuar në formatet: “laz”, “xyz’ dhe Geotiff.



Agjencia Kadastrale e Kosovës ka krijuar edhe modelin 3D dhe vektorizimit të objekteve për qytetin e Ferizajt dhe një pjese të Prizrenit. Në ilustrimet e mëposhtme shihet vektor harta e një pjese të bllokut urban të Ferizajt, ku janë të paraqitura të gjitha objektet sipas veçorive në pozitë (xy) dhe lartësi (h). Vektor harta përmban në 3D (X, Y, Z) të gjitha veçoritë si: ndërtesat, ballkonet, shtyllat, trotuaret, vegjetacionin, pusetat etj. Gjithashtu për sipërfaqet e njëjta është krijuar edhe modeli 3D i ndërtesave të ilustruara në figurën e mëposhtme. Të dhënat vektor dhe 3D mund të përdoren me anë të aplikacioneve të ndryshme, si p.sh. në fotot e më poshtme Global_Mapper si dhe Atlas_CitiGenius.



Ndryshimet e shumta që kanë ndodhur në terren, të cilat nuk janë të paraqitura dhe mirëmbajtura me elaborat kadastral në kadastër, paraqesin mos-harmonizim të gjendjes faktike në terren me atë të regjistruar në kadastër. Ky mos-harmonizim përveç arsyes së mosmirëmbajtjes së rregullt të kadastrit, mos paraqitjes së kërkesave për ndryshim nga qytetarët vjen edhe si pasojë e vjedhjes së dokumentacionit nga Serbia gjatë luftës në Kosovë. Rindërtimi i Informacioneve Kadastrale (më tutje në tekst, RIK) nënkupton krijimin e njësive kadastrale dhe rindërtimin e të drejtave pronësore për njësitë kadastrale dhe regjistrimin e tyre në RDPP-SIKTK.  Projekti realizohet sipas Ligjit Nr. 04/L-013 për Kadastër, UA nr.02/2012 për Rindërtimin e Kadastrit dhe Regjistrit të të Drejtave mbi Pronën e Paluajtshme, UA nr.03/2012 për punën e Komisionit për Rindërtimin e Kadastrit dhe Regjistrit të të Drejtave mbi pronën e Paluajtshme, UA nr. 04/2012 për Fushatën e Sensibilizimit për publikun gjatë RIK, si dhe akteve tjera në fuqi. Agjencia Kadastrale e Kosovës në bashkëpunim me Zyrat Kadastrale Komunale ka bërë përzgjedhjen e zonave kadastrale të cilat do të rindërtohen. Qëllimi primar i projektit është harmonizimi i gjendjes faktike të terrenit me atë në Sistemin e Informacioneve Kadastrale për Tokën në Kosovë dhe ngritja e vetëdijes kolektive për rëndësinë që ka regjistrimi i pronës në emër të pronarit faktik. Ky qëllim tentohet të arrihet përmes objektivave si: matja e gjendjes faktike në terren dhe zyrtarizimi i saj, bartjes së pronësisë përmes dhuratëdhënies apo shitblerjes, procesin e ndarjes, bashkimit apo identifikimit të parcelave në terren etj.

Kadastri i ndërtesave në Kosovë nuk ka ekzistuar para vitit 2000. Banesat ishin të regjistruara vetëm në "Ndërmarrje banesore të qytetit". Në ndërmarrje ishte kontrata ndërmjet shfrytëzuesit të banesës dhe dhënësi i banesës me të dhënat për banesën dhe tatimi i caktuar për mirëmbajtjen e apartamentit/banesës. Para regjistrimit të apartamentit/banesës apo njësisë së ndërtesës është kërkuar dëshmi mbi privatizimin e saj që nënkuptonte edhe sjelljen e vërtetimit nga gjykata. Të gjitha ndërtesat me njësite e tyre të ndërtuara para vitit 1999 janë regjistruar në kadastër, sepse janë konsideruar të kompletuara me dokumentacionin e nevojshëm të legalizimit. Ndërtesat e ndërtuara pas vitit 1999 u janë nënshtruar të gjitha proceseve të legalizimit para se të regjistroheshin në kadastër. Kadastri i Ndërtesave (KN) është i rregulluar me nenin 29 të Ligjit për kadastrin (LIGJI Nr. 04/-L-013), dhe i qartësuar në Udhëzimin Administrativ 02/2013 për zbatimin e Ligjit për kadastrin dhe me Ligjin mbi themelimin e regjistrit për të drejtat mbi pronat e paluajtshme (Ligji mbi RDPP-në). Procesi i regjistrimit të ndërtesave dhe pjesëve të ndërtesave nënkupton "Krijimin e Kadastrit të Ndërtesave". Ky proces është duke u përmbyllur njëherë si tërësi, ndërsa përditësimi/azhurnimi bëhet sipas kërkesave të qytetarëve nëpërmjet të ZKK. Regjistri i ndërtesave dhe apartamenteve ka vazhduar dhe vazhdon edhe tani nga AKK-ja me financime nga Qeveria e Kosovës, apo me donacione nga Banka Botërore.

Projekti ka filluar në vitin 2010, i mbështetur fillimisht nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe më pas edhe nga Autoriteti Norvegjez për Hartografi (Staten Kartverket). Aktivitetet e realizuara gjerë më tani janë: përgatitja e bazës ligjore (Ligji për Sistemin e Adresave, pesë Udhëzime Administrative dhe Manualit për Adresa); organizimi i trajnimeve për ngritjen e kapaciteteve në nivelin komunal dhe qendror; mbledhja dhe digjitalizimi i të dhënave të hyrjeve të objekteve në terren (rreth 460.000); krijimi i aplikacionit ARIS për mirëmbajtjen e adresave; emërtimi i rrugëve në 33 komuna; sinjalizimi me tabela të emrave të rrugëve në 31 komuna; sinjalizimi me tabela të numrave të hyrjeve në 12 komuna; shpërndarja e të dhënave të adresave për 16 institucione lokale dhe ndërkombëtare si TomTom dhe OpenStreetMap; etj.  

AKK ka zhvilluar projektin për digjitalizimin e dokumenteve të arkivuara. Objektivi i përgjithshëm i këtij projekti është përmirësimin e shërbimeve të Zyrave Kadastrale Komunale ndaj palëve të interesit në lidhje më informatat e një prone të caktuar, duke bërë digjitalizimin e lëndëve të ndryshme si dhe qasjen dhe gjetjen e tyre në kohën më të shpejt. Në vitin 2019 Agjencia Kadastrale e Kosovës ka nënshkruar kontratë dy vjeçare për skanimin dhe indeksimin e dokumenteve arkivore për komunat Ferizaj, Kaçanik, Junik, Kamenicë, Shtime, Klinë, Rahovec, Ranillug, Kllokot, Viti, Gjakovë, Deçan, Dragash, Mamushë, Novobërdë, Partesh, Shtërrpcë, si dhe në listën e pritjes Prishtinë, Podujevë si dhe Agjencia Kadastrale e Kosovës. Pas nënshkrimit të kontratës OE ka vazhduar me instalimit e pajisjeve në ZKK-të përkatëse dhe avancimet në aplikacionin "Massive Scanning", ku është integruar kontrolli i kualitetit në kuadër të aplikacionit. Paraprakisht janë njoftuar drejtoritë nëpër komuna për arritjen e marrëveshjes në mes AKK-së dhe Operatorit Ekonomik ku gjithashtu janë informuar në lidhje me vendosjen e pajisjeve për fillimin e procesit të skanimit. Nga ZKK-të është kërkuar që për procesin e skanimit të plotësojë kërkesat respektivisht të sigurojë hapësirë të mjaftueshme për punë, tavolinë pune, karrige, qasje në internet, dhe një zyrtar komunal për të ndihmuar në gjetjen e lëndëve.

Frogot Password?

Lost your password? No problem! Enter your email address to verify your account.

Alerady a member?

Ankesë

Kontakte

AKK

Rr. "Arbënor dhe Astrit Dehari" No. 25 

Ndërtesa e Arkivit / Kati II

10000, Prishtinë

Republika e Kosovës

Tel: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net