AKK pret në takim përfaqësuese nga institucione të trashëgimisë kulturore

29/03/2024

Drejtori Ekzekutiv i AKK-së Avni Ahmeti me bashkëpunëtorë gjatë ditës priti në takim znj. Merita Augustini-Nrecaj, zv. Drejtoreshë në Departamentin e Trashëgimisë Kulturore dhe znj. Zanita Halimi nga Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore. Temë qendrore e diskutimit ishte kërkesa e intensifikimit të bashkëpunimit mes institucioneve me qëllim të krijimit të mekanizmave për mbrojtjen e objekteve të trashëgimisë kulturore. Regjistrimi i vërejtjeve/shënimeve në regjistra pronësorë për pronat e mbrojtura nga këto institucione është kërkesë e cila vjen si pasojë e vendimeve që shteti merr për mbrojtjen e tyre.
Drejtori Ahmeti premtoi bashkëpunim fillimisht në ofrimin e qasjes në Regjistrin e të drejtave pronësore për Departamentin e Trashëgimisë Kulturore pas nënshkrimit të Memorandumit të bashkëpunimit, i cili pritet të realizohet shumë shpejt.
Si kërkesë e AKK-së ishte edhe ofrimi i të dhënave për këto objekte, përfshirë edhe koordinata dhe përshkrim historik për to, nga ana e të dyja institucioneve në mënyrë që të njëjtat të vendosen në Gjeoportalin shtetëror dhe të jenë një mundësi e mirë edhe për promovimin e turizmit në vend.


Shpërndaje në:

Të tjera

U mbajt testimi për licencimin e gjeodetëve në AKK

02/11/2026

PËRMBYLLJA E VIZITËS SË BANKËS BOTËRORE TEK Agjencia Kadastrale e Kosovës

16/10/2026

𝐋𝐢𝐜𝐞𝐧𝐜𝐢𝐦𝐢 i 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭ë𝐯𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐊𝐨𝐦𝐩𝐚𝐧𝐢𝐯𝐞 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭𝐞

05/10/2026

Zyrtarët e Agjencisë Kadastrale të Kosovës marrin pjesë në konferencë “Forumi Evropjan për Gjeografi dhe Statistika”

01/10/2026

Njoftim Për Fillimin E Shikimit Publik – Rindërtimi I Kadastrit

30/09/2026
Frogot Password?

Ankesë

Kontakte

AKK

Rr. "Arbënor dhe Astrit Dehari" No. 25 

Ndërtesa e Arkivit / Kati II

10000, Prishtinë

Republika e Kosovës

Tel: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net