REGIP, takim mes ekspertëve të AKK-së dhe të Bankës Botërore

02/12/2022

Agjencia Kadastrale e Kosovës (AKK) është përfituese e Projektit të Bankës Botërore për Regjistrim të Pronës në Kadastër dhe për Infrastrukturë të Informacioneve Hapësinore (REGIP), i cili ishte ratifikuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës gjatë vitit 2020. Me qëllim të koordinimit sa më të mirë e sa më produktiv mes ekspertëve të Agjencisë Kadastrale të Kosovës dhe ekspertëve të Bankës Botërore, një ekip gjithëpërfshirës profesionistësh nga Banka Botërore prej 29 Nëntorit deri më 2 Dhjetor kanë qëndruar në AKK ku kanë mbajtur takime intensive dhe gjithëpërfshirëse me menaxhmentin dhe me ekspertë të AKK-së. Në këto takime janë trajtuar aktivitetet për nga aspekti teknik, ligjor e financiar. Po ashtu, në takimin përmbledhës zv.Drejtorja Ekzekutive e  Agjencisë Kadastrale të Kosovës znja Afërdita Thaçi dhe udhëheqësi i Ekipit të Bankës Botërore z. Paul Prettitore u pajtuan që bashkëpunimi në nivel ekspertësh të intensifikohet akoma në shumë në vazhdim të projektit, krejt me qëllim të fillimit sa më pare të implementimin të aktiviteteve kapitale të parapara për vitin 2023. Përndryshe projekti REGIP përbëhet prej 4 komponentëve, respektivisht komponenti për politikat, mbështetjen ligjore dhe institucionale, komponenti për modernizimin e kadastrit, komponenti për teknologjinë e informacionit dhe infrastrukturën gjeohapësinore dhe komponenti i cili përfshin menaxhimin e projektit, ndërtimin e kapaciteteve, informimin publik dhe monitorimin dhe vlerësimin.


Shpërndaje në:

Të tjera

AKK shpërndan licencat për gjeodetë dhe kompanitë gjeodezike

19/08/2026

U mbajt testimi për licencimin e gjeodetëve në AKK

04/08/2026

Më datë 23.07.2026, Komisioni për Shqyrtimin dhe Vendosjen mbi Zyrtarizimin e Gjendjes Faktike dhe Mospërputhjeve me Regjistrin e të Drejtave të Pronës së Paluajtshme (RDPP)...

24/07/2026

Agjencia Kadastrale e Kosovës mirëpriti delegacionin e studentëve Master nga ETH Zurich

02/07/2026

𝐋𝐢𝐜𝐞𝐧𝐜𝐢𝐦𝐢 i 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭ë𝐯𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐊𝐨𝐦𝐩𝐚𝐧𝐢𝐯𝐞 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭𝐞

02/07/2026
Frogot Password?

Ankesë

Kontakte

AKK

Rr. "Arbënor dhe Astrit Dehari" No. 25 

Ndërtesa e Arkivit / Kati II

10000, Prishtinë

Republika e Kosovës

Tel: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net