Adresat, takime informuese për Komunat

22/12/2022

Në zyrat e Agjencisë Kadastrale të Kosovës, me dy grupe të ndara komunash u mbajtën takimet informuese dhe koordinuese për Projektin e Kompletimit të Sistemit të Adresave në kuadër të projektit REGIP, konkretisht për përditësimin e të dhënave të adresave. Pjesë e takimit ishin drejtorët e urbanizmit dhe zyrtarët për adresa të 16 komunave të regjioneve të ndryshme të cilët nga zyrtarët e Njësisë së Adresave u informuan për rrjedhën e procesit të deritanishëm, planifikimet për fillimin e projektit dhe për përgjegjësitë e komunave dhe Stafit Mbështetës në këtë proces.

Me këtë rast komunave iu kërkua që të bëjnë përgatitjet e nevojshme në caktimin e personave për përcjelljen e këtij procesi, sigurimin e hapësirës dhe materialit të nevojshëm logjistik.

Projekti për Kompletimin e Sistemit të Adresave parasheh që komunave për gjashtë muaj të ju ofroj mbështetje në përditësimin dhe kompletimin e të dhënave të adresave, duke rekrutuar staf mbështetës për komuna, i cili do të mbledhë të dhëna të reja të adresave (rrugë e hyrje të reja dhe njësi), digjitalizimin dhe përditësimin e të dhënave në SIRA (Sistemi i Informacioneve për Regjistrin e Adresave), do të ofroj mbështetje në procesin e prodhimit dhe vendosjes së tabelave të emrave të rrugëve dhe numrave të hyrjeve për komuna si dhe ndërlidhjen e të dhënave të Adresave me të dhënat e Gjendjes Civile. Kjo parashihet të filloj nga muaji i ardhshëm, gjë që u mirëprit dhe përshëndet si proces i domosdoshëm dhe ndihmues për komunat.

Shpërndaje në:

Të tjera

𝗠𝗯𝗶 𝟭 𝗠𝗶𝗹𝗶𝗼𝗻 𝗔𝗱𝗿𝗲𝘀𝗮 𝗭𝘆𝗿𝘁𝗮𝗿𝗲 𝘁𝗲̈ 𝗥𝗲𝗴𝗷𝗶𝘀𝘁𝗿𝘂𝗮𝗿𝗮 𝗱𝗲𝗿𝗶 𝗺𝗲̈ 𝘀𝗼𝘁

01/03/2026

Zonat Kadastrale Tërpezë, Radivojc dhe Sadovinë e Çerkezëve pjesë e projektit të Rindërtimit të Kadastrit, këtë vit në Komunën e Vitisë

26/02/2026

Në Komunën e Parteshit Rindërtimi i Kadastrit do të përfshijë Zonat Kadastrale Budrigë e Poshtme dhe Pasjan

26/02/2026

Rindërtimi i Kadastrit, do të përfshijë edhe dy zona kadastrale të Komunës së Kllokotit

26/02/2026

Rindërtimi i Kadastrit, do të përfshijë edhe dy zona kadastrale të Komunës së Ranillugut

26/02/2026
Frogot Password?

Ankesë

Kontakte

AKK

Rr. "Arbënor dhe Astrit Dehari" No. 25 

Ndërtesa e Arkivit / Kati II

10000, Prishtinë

Republika e Kosovës

Tel: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net