Fillon pilotimi i ndërlidhjes së adresave me regjistrin civil

27/12/2022

Pas një periudhe kohore të përgatitjeve, në ambientet e Ministrisë së Brendshme është bërë lansimi i pilot projektit për ndërlidhjen e Regjistrit Civil me Regjistrin e Adresave në komunën e Mitrovicës ë Jugut dhe Istogut. Qëllimi i këtij aktiviteti është pilotimi i ndërlidhjes së qytetarit me adresë zyrtare dhe unike, ndërsa pas pilotimit ky aktivitet do të vazhdojë të implementohet edhe në komunat tjera me fonde të Bankës Botërore. Ndërlidhja e adresave me regjistrin civil përpos që është rekomandim nga Bashkimi Evropianë për integrime Evropiane, përfitimet nga ky proces janë shumë të mëdha duke filluar nga unifikimi i shfrytëzimit të adresave zyrtare dhe unike, pastaj ofrimi i shërbimeve të shpejta dhe kualitative për qytetarët, pastrimi i listave të votuesve dhe shkurtimi i distancës për të votuar, lehtëson regjistrimin e popullsisë, lehtëson shërbimet në shëndetësi, në arsim, në emergjenca, në polici, gjykata, postë etj. Në takimin lancues të këtij aktiviteti kanë marrë pjesë përfaqësues nga Zyra e zv. Kryeministrit Besnik Bislimi, përfaqësuesi nga GIZ-i Gjerman, përfaqësues nga Agjencia Kadastrale e Kosovës, përfaqësues nga Agjencia e Regjistrit Civil dhe personeli i cili do të implementojë pilot projektin.


Shpërndaje në:

Të tjera

𝗠𝗯𝗶 𝟭 𝗠𝗶𝗹𝗶𝗼𝗻 𝗔𝗱𝗿𝗲𝘀𝗮 𝗭𝘆𝗿𝘁𝗮𝗿𝗲 𝘁𝗲̈ 𝗥𝗲𝗴𝗷𝗶𝘀𝘁𝗿𝘂𝗮𝗿𝗮 𝗱𝗲𝗿𝗶 𝗺𝗲̈ 𝘀𝗼𝘁

01/03/2026

Zonat Kadastrale Tërpezë, Radivojc dhe Sadovinë e Çerkezëve pjesë e projektit të Rindërtimit të Kadastrit, këtë vit në Komunën e Vitisë

26/02/2026

Në Komunën e Parteshit Rindërtimi i Kadastrit do të përfshijë Zonat Kadastrale Budrigë e Poshtme dhe Pasjan

26/02/2026

Rindërtimi i Kadastrit, do të përfshijë edhe dy zona kadastrale të Komunës së Kllokotit

26/02/2026

Rindërtimi i Kadastrit, do të përfshijë edhe dy zona kadastrale të Komunës së Ranillugut

26/02/2026
Frogot Password?

Ankesë

Kontakte

AKK

Rr. "Arbënor dhe Astrit Dehari" No. 25 

Ndërtesa e Arkivit / Kati II

10000, Prishtinë

Republika e Kosovës

Tel: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net