Digjitalizimi i regjistrimit të barrës tatimore

10/02/2023

Ne kuadër të avancimit të shërbimeve për qytetarë dhe digjitalizimit të shërbimeve dhe komunikimit mes institucioneve në Agjencinë Kadastrale të Kosovës sot u prezentua Moduli i Regjistrimit të barrës tatimore.

Në bashkëpunim me Administratën Tatimore të Kosovës, Agjencia Kadastrale e Kosovës ka arritur të implementojë me sukses edhe një zhvillim të radhës i cili do të digjitalizojë në tërësi regjistrimin e kësaj ngarkese në Regjistrin e të Drejtave të Pronës së Paluajtshme.

Forma dhe mënyra e përdorimit të këtij moduli u prezentua sot për zyrtarët e Zyreve Kadastrale Komunale. Pas informimit/trajnimit për këtë zhvillim të rreth 70 zyrtarëve të ZKK-ve pritet që implementimi të fillojë prej javës tjetër.

Ky zhvillim vjen pas implementimit të suksesshëm të digjitalizimit të formës së Regjistrimit të hipotekave nga bankat, institucionet mikrofinanciare dhe kompanitë e sigurimeve. Gjithashtu është vazhdimësi e punës së filluar në digjitalizim të procedurave të regjistrimit i cili pritet të vazhdojë edhe me institucione tjera të cilat dorëzojnë kërkesa për regjistrim në SIKTK.

Avancime dhe zhvillime të tilla po realizohen me qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më të mira e më të shpejta për qytetarët por edhe për lehtësimin e punës së zyrtarëve nëpër Zyre kadastrale e gjithashtu edhe ngritjen e kualitetit të të dhënave në Regjistrin e të Drejtave Pronësore.

Shpërndaje në:

Të tjera

𝗠𝗯𝗶 𝟭 𝗠𝗶𝗹𝗶𝗼𝗻 𝗔𝗱𝗿𝗲𝘀𝗮 𝗭𝘆𝗿𝘁𝗮𝗿𝗲 𝘁𝗲̈ 𝗥𝗲𝗴𝗷𝗶𝘀𝘁𝗿𝘂𝗮𝗿𝗮 𝗱𝗲𝗿𝗶 𝗺𝗲̈ 𝘀𝗼𝘁

01/03/2026

Zonat Kadastrale Tërpezë, Radivojc dhe Sadovinë e Çerkezëve pjesë e projektit të Rindërtimit të Kadastrit, këtë vit në Komunën e Vitisë

26/02/2026

Në Komunën e Parteshit Rindërtimi i Kadastrit do të përfshijë Zonat Kadastrale Budrigë e Poshtme dhe Pasjan

26/02/2026

Rindërtimi i Kadastrit, do të përfshijë edhe dy zona kadastrale të Komunës së Kllokotit

26/02/2026

Rindërtimi i Kadastrit, do të përfshijë edhe dy zona kadastrale të Komunës së Ranillugut

26/02/2026
Frogot Password?

Ankesë

Kontakte

AKK

Rr. "Arbënor dhe Astrit Dehari" No. 25 

Ndërtesa e Arkivit / Kati II

10000, Prishtinë

Republika e Kosovës

Tel: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net