Punëtori dy ditore AKK-USAID-ZKK Ferizaj në kuadër të Komitetit të praktikave të mira

17/03/2023

Në kuadër të Aktivitetit për Qeverisje Pronësore, USAID-i në bashkëpunim me Agjencinë Kadastrale të Kosovës kanë organizuar punëtori dy ditore me Komunën e Ferizajit për të prezantuar të arriturat, sfidat e rekomandimet për ZKK-në në fushën e të drejtave pronësore për rritjen e cilësisë së shërbimeve kadastrale.
Në punëtori përveç përfaqësuesve të Agjencia Kadastrale e Kosovës, përfaqësuesve nga Aktiviteti për Qeverisje Pronësore i USAID-it dhe ZKK-së Ferizaj pjesëmarrës ishin edhe zyrtarë nga drejtori të tjera komunale si ajo e Administratës, Pronësore-Juridike dhe Urbanizmit.
Temë qëndrore diskutimi ishin gjetjet në Raportin e USAID-it për ZKK-në e Ferizajit, në lidhje me organizimin e mbrendshëm të ZKK-së, rrjedhën e punës së lëndëve, rrespektimi i afateve kohore, kushtet e punës, mungesa e stafit, etj.
Nga kjo punëtori ZKK-ja do të ketë të listuara hapat që duhet të ndërmarrë në drejtim të ngritjes së cilësisë së shërbimeve për qytetarë, llojin dhe natyrën e kërkesave që duhet drejtuar drejtorive tjera dhe zyrës së kryetarit për përkrahje, mënyrën e riorganizmit dhe ndryshimeve në staf, e pozita mbrenda ZKK-së dhe rekomandime të tjera që lidhen me përshpejtimin e punës mbrenda ZKK-së.
Në anë tjetër AKK-ja do ofrojë mbështetjen dhe përkrahjen e vazhdueshme për ZKK-të, por gjithashtu do të monitorojë edhe implementimin e ndryshimeve në gjetjet e prezentuara në këtë takim dhe në përgjithësi funksionimin dhe aktivitetin e ZKK-ve.

Shpërndaje në:

Të tjera

𝐀𝐊𝐊 pjesë e Konferencës përmbyllëse të BIRN Kosova për trajnimet e akterëve të çështjeve pronësore

10/07/2025

𝐆𝐣𝐞𝐨𝐩𝐨𝐫𝐭𝐚𝐥𝐢 𝐢 𝐑𝐢 𝐢 𝐀𝐊𝐊-𝐬𝐞̈ & 𝐍𝐒𝐈𝐈, 𝐬𝐞̈ 𝐬𝐡𝐩𝐞𝐣𝐭𝐢 𝐢 𝐠𝐚𝐭𝐬𝐡𝐞̈𝐦 𝐩𝐞̈𝐫 𝐥𝐚𝐧𝐬𝐢𝐦: 𝐓𝐞̈ 𝐝𝐡𝐞̈𝐧𝐚 𝐤𝐚𝐝𝐚𝐬𝐭𝐫𝐚𝐥𝐞, 𝐟𝐮𝐧𝐤𝐬𝐢𝐨𝐧𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐫𝐞𝐣𝐚 𝐝𝐡𝐞 𝐬𝐡𝐞̈𝐫𝐛𝐢𝐦𝐞 𝐦𝐨𝐝𝐞𝐫𝐧𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐞̈ .....

09/07/2025

𝐊𝐚 𝐩ë𝐫𝐟𝐮𝐧𝐝𝐮𝐚𝐫 𝐢𝐝𝐞𝐧𝐭𝐢𝐟𝐢𝐤𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐭ë 𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡𝐚 𝐫𝐫𝐮𝐠ë𝐯𝐞 𝐧ë 𝐤𝐚𝐭ë𝐫 𝐤𝐨𝐦𝐮𝐧𝐚𝐭 𝐯𝐞𝐫𝐢𝐨𝐫𝐞 𝐧ë 𝐑𝐞𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤ë𝐧 𝐞 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯ë𝐬

08/07/2025

𝐑𝐢𝐧𝐝ë𝐫𝐭𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐊𝐚𝐝𝐚𝐬𝐭𝐫𝐢𝐭 - 𝐒𝐡𝐪𝐲𝐫𝐭𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐓𝐫𝐚𝐧𝐬𝐚𝐤𝐬𝐢𝐨𝐧𝐞𝐯𝐞 𝐉𝐨 𝐅𝐨𝐫𝐦𝐚𝐥𝐞

04/07/2025

Rindërtimi i Kadastrit - Shqyrtimi i Trashëgimisë

02/07/2025
Frogot Password?

Ankesë

Kontakte

AKK

Rr. "Arbënor dhe Astrit Dehari" No. 25 

Ndërtesa e Arkivit / Kati II

10000, Prishtinë

Republika e Kosovës

Tel: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net