Agjencia Kadastrale e Kosovës merr pjesë në takimin regjional

01/05/2023

Një delegacion i menaxhmentit të Agjencisë Kadastrale të Kosovës i prirë nga zv. Drejtori i Përgjithshëm z. Avni Ahmeti ka marr pjesë në takimin regjional të organizuar nga Banka Botërore në Vjenë, Austri me 27 dhe 28 prill.
Temë e këtij takimi ishte administrimi i tokës si mekanizëm për adaptimin e ndryshimeve klimatike dhe menaxhimin e rreziqeve në rast të fatkeqësive natyrore.
Z. Ahmeti morri pjesë në panelin e drejtorëve të përgjithshëm të autoriteteve shtetërore kadastrale të Bosnje dhe Hercegovinës, Sllovenisë dhe Serbisë me temën: Roli i agjencive në ofrimin e të dhënave për menaxhimin e emergjencave.
Në këtë takim nga AKK u prezentua për “Rolin dhe rëndësinë e përdorimit të të dhënave gjeohapësinore në menaxhimin e rreziqeve në rast të fatkeqësive natyrore në Republikën e Kosovës”.
Gjithashtu delegacioni i AKK-së u takua edhe me ekipin mbikqyrës të Bankës Botërore për të diskutuar lidhur me progresin e aktiviteteve të projektit për kadastrin e pronës së paluajtshme dhe infrastrukturës gjeohapësinore që implementohet nga AKK dhe morri përkrahje për realizimin e planit të veprimit për aktivitetet e parapara.

Shpërndaje në:

Të tjera

U mbajt testimi për licencimin e gjeodetëve në AKK

04/08/2026

Më datë 23.07.2026, Komisioni për Shqyrtimin dhe Vendosjen mbi Zyrtarizimin e Gjendjes Faktike dhe Mospërputhjeve me Regjistrin e të Drejtave të Pronës së Paluajtshme (RDPP)...

24/07/2026

Agjencia Kadastrale e Kosovës mirëpriti delegacionin e studentëve Master nga ETH Zurich

02/07/2026

𝐋𝐢𝐜𝐞𝐧𝐜𝐢𝐦𝐢 i 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭ë𝐯𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐊𝐨𝐦𝐩𝐚𝐧𝐢𝐯𝐞 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭𝐞

02/07/2026

Trajnimi i Zyrtarëve Komunalë për Adresa mbi Përdorimin e Aplikacionit të ARIS Mobile

25/06/2026
Frogot Password?

Ankesë

Kontakte

AKK

Rr. "Arbënor dhe Astrit Dehari" No. 25 

Ndërtesa e Arkivit / Kati II

10000, Prishtinë

Republika e Kosovës

Tel: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net