Takim me përfaqësuesit e Postës së Kosovës

25/06/2025

Në ambientet e Agjencisë Kadastrale të Kosovës, drejtori ekzekutiv z. Avni Ahmeti priti në takim zyrtar Kryeshefen Ekzekutive të Postës së Kosovës, znj. Nora Rraci, e cila qe e shoqëruar nga bashkëpunëtorë të saj.
Tema kryesore e takimit ishte nevoja emergjente për qasje në të dhënat e Regjistrit të Adresave, me qëllim të saktësimit, unifikimit dhe ndërlidhjes së të dhënave të adresave me sistemet postare të Postës së Kosovës.
Drejtori Ahmeti theksoi përkushtimin nga Agjencia Kadastrale e Kosovës për të bashkëpunuar ngushtë me Postën e Kosovës në këtë proces të rëndësishëm, duke potencuar:

• Ndërlidhjen e qytetarit me adresë zyrtare;
• Krijimin e aplikacionit mobil për adresa; si dhe
• Projekte të tjera që pritet të nisin së shpejti.

Një tjetër çështje me rëndësi që u diskutua ishte edhe unifikimi i emërtimeve të pronave të Postës së Kosovës, përmes një emërtimi të vetëm, unik dhe të saktë, që do të aplikohet në të gjitha pronat e kësaj ndërmarrjeje në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.
Nga ana e saj, znj. Rraci konfirmoi gatishmërinë për bashkëpunim të ndërsjellë, me qëllim të realizimit të përbashkët të objektivave dhe lehtësimit të shërbimeve për qytetarët.

#AKK #PostaeKosovës #NdërlidhjaeAdresave #Digjitalizimi

Shpërndaje në:

Të tjera

AKK shpërndan licencat për gjeodetë dhe kompanitë gjeodezike

05/06/2026

Takim bashkëpunues ndërmjet Agjencisë Kadastrale të Kosovës dhe Shoqatës së Gjeodetëve të Kosovës

04/06/2026

AKK pret delegacion nga Bavaria e Gjermanisë

19/05/2026

U mbajt testimi për licencimin e gjeodetëve në AKK

14/05/2026

Agjencia Kadastrale e Kosovës priti në takim përfaqësuesit e Odës së Ndërmjetësuesve

01/05/2026
Frogot Password?

Ankesë

Kontakte

AKK

Rr. "Arbënor dhe Astrit Dehari" No. 25 

Ndërtesa e Arkivit / Kati II

10000, Prishtinë

Republika e Kosovës

Tel: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net