AKK mbanë takime me Komunën e Suharekës, Rahovecit dhe Lipjanit

05/05/2023

Agjencia Kadastrale e Kosovës, në bashkëpunim me USAID dhe Zyrat Kadastrale Komunale, ka mbajtur tri punëtori të ndara në kuadër të Komitetit të Praktikave të Mira të programit për Qeverisjen Pronësore.
Të pranishëm në takim ishin përfaqësues të AKK, USAID, ZKK, si dhe kryetarët e komunave Lipjan dhe Suharekë, përkatësisht z. Imri Ahmeti dhe z. Bali Muharremaj.
Temë qëndrore diskutimi ishin gjetjet në Raportin e USAID-it për ZKK Suharekë, Rahovec dhe Lipjan, në lidhje me organizimin e mbrendshëm të ZKK-ve, rrjedhën e punës së lëndëve, rrespektimi i afateve kohore, kushtet e punës, mungesa e stafit, etj.
Nga kjo punëtori ZKK-të do të kenë të listuara hapat që duhet të ndërmarrin në drejtim të ngritjes së cilësisë së shërbimeve për qytetarë, llojin dhe natyrën e kërkesave që duhet drejtuar drejtorive tjera dhe zyrës së kryetarit për përkrahje, mënyrën e riorganizmit dhe ndryshimeve në staf, e pozita mbrenda ZKK-së dhe rekomandime të tjera që lidhen me përshpejtimin e punës mbrenda ZKK-së.
Mbështetje në reforma me qëllim të ngritjes së cilësisë së shërbimeve kadastrale premtuan edhe Kryetarët e komunave.
Në anë tjetër edhe AKK-ja do ofrojë mbështetjen dhe përkrahjen e vazhdueshme për ZKK-të, por gjithashtu do të monitorojë edhe implementimin e ndryshimeve në gjetjet e prezentuara në këtë takim dhe në përgjithësi funksionimin dhe aktivitetin e ZKK-ve.


Shpërndaje në:

Të tjera

U mbajt testimi për licencimin e gjeodetëve në AKK

04/08/2026

Më datë 23.07.2026, Komisioni për Shqyrtimin dhe Vendosjen mbi Zyrtarizimin e Gjendjes Faktike dhe Mospërputhjeve me Regjistrin e të Drejtave të Pronës së Paluajtshme (RDPP)...

24/07/2026

Agjencia Kadastrale e Kosovës mirëpriti delegacionin e studentëve Master nga ETH Zurich

02/07/2026

𝐋𝐢𝐜𝐞𝐧𝐜𝐢𝐦𝐢 i 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭ë𝐯𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐊𝐨𝐦𝐩𝐚𝐧𝐢𝐯𝐞 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭𝐞

02/07/2026

Trajnimi i Zyrtarëve Komunalë për Adresa mbi Përdorimin e Aplikacionit të ARIS Mobile

25/06/2026
Frogot Password?

Ankesë

Kontakte

AKK

Rr. "Arbënor dhe Astrit Dehari" No. 25 

Ndërtesa e Arkivit / Kati II

10000, Prishtinë

Republika e Kosovës

Tel: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net