Për herë të parë Agjencia Kadastrale e Kosovës ka filluar monitorimin e drejtpërdrejt të punëve të gjeodetëve dhe kompanive gjeodete te licencuara në vend.

14/07/2023

Shërbimet dhe punët kadastrale duhet të kryhen sipas kritereve të larta të kualitetit, bazuar në ligj, udhëzime administrative, korniza, doracakë,etj të cilët përcaktojnë mënyrën e realizimit të këtyre shërbimeve.
Matjet precize, kualiteti i lartë gjatë grumbullimit dhe përpunimit të të dhënave kadastrale nga terreni duhet të bëhen në përpurthje me Kornizën e punës së AKK-së.
Zv. Drejtori i përgjithshëm i AKK-së me vendim ka caktuar anëtarët e grupit monitorues me qëllim të monitorimit të aktiviteteve të kryera nga gjeodetët. Grupi monitorues është duke vazhduar me ritëm të intensifikuar të monitorojë të gjitha punët në terren.
Gjatë kësaj jave grupi i monitorimit ka vizituar gjeodetët dhe kompanitë gjeodete të licencuara në komunat: Rahovec, Suharekë dhe Mitrovicë e Jugut.
Monitorimi në terren do të vazhdojë edhe përgjatë ditëve në vijim, me komuna dhe gjeodetë të tjerë për të parë nga afër punën dhe sfidat e të gjitha zyrave të gjeodetëve/dhe kompanive gjeodete të licencuara, me qëllim ngritjen e kualitetit të shërbimeve kadastrale për qytetarët.


Shpërndaje në:

Të tjera

Agjencia Kadastrale e Kosovës pjesëmarrëse në Konferencën Regjionale për Kadastër dhe Infrastrukturën e të Dhënave Hapësinore në Brdo të Sllovenisë

09/06/2026

AKK shpërndan licencat për gjeodetë dhe kompanitë gjeodezike

05/06/2026

Takim bashkëpunues ndërmjet Agjencisë Kadastrale të Kosovës dhe Shoqatës së Gjeodetëve të Kosovës

04/06/2026

AKK pret delegacion nga Bavaria e Gjermanisë

19/05/2026

U mbajt testimi për licencimin e gjeodetëve në AKK

14/05/2026
Frogot Password?

Ankesë

Kontakte

AKK

Rr. "Arbënor dhe Astrit Dehari" No. 25 

Ndërtesa e Arkivit / Kati II

10000, Prishtinë

Republika e Kosovës

Tel: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net