Përfaqësuesi i Bankës Botërore, z. Caleb Travis Johnson, përmbylli vizitën e tij njëjavore në Republikën e Kosovës, gjatë të së cilës zhvilloi takime të frytshme me përfaqësues të Agjencisë Kadastrale të Kosovës (AKK), me fokus në ecurinë e Projektit për Regjistrimin e Pronës së Paluajtshme në Kadastër dhe Infrastrukturën Gjeohapësinore (REGIP), projekt i financuar nga Banka Botërore, që synon modernizimin dhe avancimin e sistemit kadastral dhe gjeohapësinor në vend.
Në takimin përmbyllës të mbajtur sot, së bashku me drejtoreshën ekzekutive të AKK-së, znj. Afërdita Thaçi, u diskutua mbi progresin e aktiviteteve të vitit 2026, rezultatet e arritura, sfidat e evidentuara dhe hapat e mëtejmë drejt përmbushjes së objektivave të projektit REGIP. Takimi shërbeu si një mundësi për të vlerësuar punën e realizuar dhe për të riafirmuar rëndësinë e bashkëpunimit institucional në funksion të rezultateve të qëndrueshme.
Në krye të herës, u theksua përfundimi i projektit të Rindërtimit të Kadastrit në 115 Zona Kadastrale, projekt ky që është në fazë të shikimit publik të së dhënave. Finalizimi me sukses i këtij projekti është tejet i rëndësishëm pasi që kontribuon drejt: rregullimit të së dhënave kadastrale, sigurimit juridik të pronës së qytetarëve, zgjidhjes së problemeve të trashëguara ndër vite, si dhe pëgjithësisht zhvillimit ekonomik të vendit tonë.
#AKK #BankaBotërore #REGIP #RindërtimiIKadastrit #SiguriaJuridike #ZhvillimiEkonomik