Fillon korrektimi/unifikimi i personave fizik në SIKTK T

27/07/2023

Agjencia Kadastrale e Kosovës ka filluar procesin e korrektimit/unifikimit të të dhënave të personave fizik, të cilët janë të regjistruar dy e më tepër herë me të njejtin numër personal në SIKTK T. Pas analizës së të dhënave nga grupi i ekspertëve të AKK-së dhe ankesave nga qytetarët, menaxhmenti i AKK-së ka kërkuar që të fillohet me unifikim të të dhënave nga vet stafi i AKK-së, meqë në ZKK nuk do kenë mundësi korrektimi për shkak të qasjeve të tyre mbrenda vetëm një komune të caktuar.
Të dhënat për pronarët dhe përdoruesit në regjistrin e të drejtave të pronës së paluajtshme do të korrigjohen/plotësohen, duke e ngritur në nivel më të lartë saktësinë e të dhënave. Korrigjimi i këtyre të dhënave do të mundësojë që edhe shfrytëzimi i aplikacioneve online të jenë në nivel më të lartë, psh nxjerrja e Certifikatave të pronësisë në eKosova, verifikimi i të dhënave nga Noterët, Përmbaruesit Privat, etj.
Duke rritur saktësinë e të dhënave synohet të rritet kënaqshmëria qytetarëve, me shërbimet kadastrale dhe produktet që ofrohen në ZKK/AKK.

Shpërndaje në:

Të tjera

U mbajt testimi për licencimin e gjeodetëve në AKK

04/08/2026

Më datë 23.07.2026, Komisioni për Shqyrtimin dhe Vendosjen mbi Zyrtarizimin e Gjendjes Faktike dhe Mospërputhjeve me Regjistrin e të Drejtave të Pronës së Paluajtshme (RDPP)...

24/07/2026

Agjencia Kadastrale e Kosovës mirëpriti delegacionin e studentëve Master nga ETH Zurich

02/07/2026

𝐋𝐢𝐜𝐞𝐧𝐜𝐢𝐦𝐢 i 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭ë𝐯𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐊𝐨𝐦𝐩𝐚𝐧𝐢𝐯𝐞 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭𝐞

02/07/2026

Trajnimi i Zyrtarëve Komunalë për Adresa mbi Përdorimin e Aplikacionit të ARIS Mobile

25/06/2026
Frogot Password?

Ankesë

Kontakte

AKK

Rr. "Arbënor dhe Astrit Dehari" No. 25 

Ndërtesa e Arkivit / Kati II

10000, Prishtinë

Republika e Kosovës

Tel: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net