AKK pret në takim zyrtarët e USAID-it në kuadër të aktivitetit Qeverisja e pronës

28/07/2023

Në vazhdimësi të takimeve të rregullta në kuadër të Aktivitetit për Qeverisje Pronësore, ekspertë nga USAID-i u takuan me ekspertë të Agjencisë Kadastrale të Kosovës për të koordinuar aktivitetet e radhës.
Ky aktivitet tashmë ka filluar vitin e 2-të të punës, ku këtë vit përveç 5 komunave paraprake janë shtuar edhe 7 komuna tjera partnere. Temat kryesore të takimit ishin: bashkërendimi i aktiviteve të përbashkëta për takimin e rradhës të Komitetit për praktika të mira, përpilimin e planeve për përmirësimin e ofrimit të shërbimeve kadastrale të komunave partnere të aktivitetit, mundësinë e avancimit të Gjeoportalit shtetëror, etj.
Kujtojmë që Komiteti i Praktikave të Mira (KPM) shërben si një forum këshillues ndërinstitucional, për shkëmbimin e përvojave, praktikave më të mira dhe mësimeve të nxjerra ndërmjet institucioneve të nivelit lokal dhe qendror, që kanë një rol të drejtpërdrejtë në qeverisjen dhe mirëmbajtjen e Regjistrit të të Drejtave Pronësore në Kosovë. Nga këto takime synohet që të definohen hapat që duhet të ndërmarrë secila ZKK në drejtim të ngritjes së cilësisë së shërbimeve për qytetarë, mënyrën e riorganizmit dhe ndryshimeve në staf, e pozita mbrenda ZKK-së dhe rekomandime të tjera që lidhen me përshpejtimin e punës mbrenda ZKK-së.
Ekspertët e USAID-it të udhëhequr nga Drejtoresha e Aktivitetit për Qeverisjen e Pronës znj. Jennifer Ober, edhe njëherë falenderuan AKK-në për bashkëpunimin e deritanishëm, duke u zotuar për vazhdimin e realizimit sa më të suksesshëm të aktiviteteve të ardhshme.


Shpërndaje në:

Të tjera

Agjencia Kadastrale e Kosovës mirëpriti delegacionin e studentëve Master nga ETH Zurich

02/07/2026

𝐋𝐢𝐜𝐞𝐧𝐜𝐢𝐦𝐢 i 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭ë𝐯𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐊𝐨𝐦𝐩𝐚𝐧𝐢𝐯𝐞 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭𝐞

02/07/2026

Trajnimi i Zyrtarëve Komunalë për Adresa mbi Përdorimin e Aplikacionit të ARIS Mobile

25/06/2026

Agjencia Kadastrale e Kosovës pjesëmarrëse në Konferencën Regjionale për Kadastër dhe Infrastrukturën e të Dhënave Hapësinore në Brdo të Sllovenisë

09/06/2026

AKK shpërndan licencat për gjeodetë dhe kompanitë gjeodezike

05/06/2026
Frogot Password?

Ankesë

Kontakte

AKK

Rr. "Arbënor dhe Astrit Dehari" No. 25 

Ndërtesa e Arkivit / Kati II

10000, Prishtinë

Republika e Kosovës

Tel: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net