AKK pret në takim ekspertët e USAID-it në kuadër të Aktivitetit Qeverisja e Pronës

14/09/2023

Në vazhdimësi të takimeve të rregullta në kuadër të Aktivitetit për Qeverisje Pronësore, ekspertë nga USAID-i të prirë nga Jack Keefe Menaxheri i Aktivitetit dhe Jennifer Ober, Drejtoreshë e Aktivitetit sot u takuan me ekspertë të Agjencisë Kadastrale të Kosovës për të koordinuar aktivitetet e radhës. Meqë për z Keefe ky ishte takimi i parë prej kur ka filluar projekti, drejtori i AKK-së z.Ahmeti e informoi atë për disa nga projektet kryesore që janë në proces dhe planet e AKK-së në vazhdimin e reformave te filluara në Kadastër.
Poashtu, pasi që në takimin paraprak u theksua mundësia e përkrahjes së Aktivitetit të USAID për avancimin e Gjeoportalit shtetëror, kjo temë u detajizua në këtë takim, duke theksuar nevojën për avancimin e Gjeoportalit, Ligjin për IKIH, nevojën për mbledhjen dhe standardizimin e informatave gjeohapsinore nga institucionet e ndryshme, etj.
Kujtojmë që ky aktivitet tashmë ka filluar vitin e 2-të të punës, ku këtë vit përveç 5 komunave paraprake janë shtuar edhe 7 komuna tjera partnere, të cilat pritet të përfitojnë në fusha të ndryshme sa i përket ngritjes së nivelit të shërbimeve kadastrale në ZKK, mënyrën e riorganizmit dhe ndryshimeve në staf, e pozita mbrenda ZKK-së dhe rekomandime të tjera që lidhen me përshpejtimin e punës mbrenda ZKK-së, të gjitha këto me qëllim rritjen e kënaqshmërisë së qytetarëve me shërbimet kadastrale.
Ekipi i USAID-it, edhe njëherë falenderuan AKK-në për bashkëpunimin e deritanishëm, duke u zotuar për vazhdimin e realizimit sa më të suksesshëm të aktiviteteve të ardhshme.

Shpërndaje në:

Të tjera

𝗠𝗯𝗶 𝟭 𝗠𝗶𝗹𝗶𝗼𝗻 𝗔𝗱𝗿𝗲𝘀𝗮 𝗭𝘆𝗿𝘁𝗮𝗿𝗲 𝘁𝗲̈ 𝗥𝗲𝗴𝗷𝗶𝘀𝘁𝗿𝘂𝗮𝗿𝗮 𝗱𝗲𝗿𝗶 𝗺𝗲̈ 𝘀𝗼𝘁

01/03/2026

Zonat Kadastrale Tërpezë, Radivojc dhe Sadovinë e Çerkezëve pjesë e projektit të Rindërtimit të Kadastrit, këtë vit në Komunën e Vitisë

26/02/2026

Në Komunën e Parteshit Rindërtimi i Kadastrit do të përfshijë Zonat Kadastrale Budrigë e Poshtme dhe Pasjan

26/02/2026

Rindërtimi i Kadastrit, do të përfshijë edhe dy zona kadastrale të Komunës së Kllokotit

26/02/2026

Rindërtimi i Kadastrit, do të përfshijë edhe dy zona kadastrale të Komunës së Ranillugut

26/02/2026
Frogot Password?

Ankesë

Kontakte

AKK

Rr. "Arbënor dhe Astrit Dehari" No. 25 

Ndërtesa e Arkivit / Kati II

10000, Prishtinë

Republika e Kosovës

Tel: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net