Kryeshefi i Agjencisë Kadastrale të Kosovës pret në takim Ministrin Aliu

04/10/2023

Ministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinorë dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu sot gjatë ditës vizitoi Agjencinë Kadastrale të Kosovës. Kryeshefi i AKK-së Z. Avni Ahmeti e informoi në detaje për punët dhe aktivitetet e AKK-së, me fokus në projektet kapitale të planifikuara për tu realizuar në këtë periudhë kohore, reformat ligjore, avancimet në sisteme kadastrale dhe bashkëpunimin ndërinstitucional.
Ministri u informua po ashtu që Agjencia Kadastrale e Kosovës është duke punuar me ritëm të përshpejtuar në realizimin e objektivave të caktuara, të cilat do të ndikojnë në ngritjen e kualitetit të të dhënave, shërbimeve kadastrale dhe infrastrukturës ligjore.
Në anën tjetër Ministri Aliu, shprehu gatishmërinë për përkrahje dhe mbështetje të plotë për AKK-në në realizmin e suksesshëm të këtyre objektivave.

Shpërndaje në:

Të tjera

U mbajt testimi për licencimin e gjeodetëve në AKK

02/11/2026

PËRMBYLLJA E VIZITËS SË BANKËS BOTËRORE TEK Agjencia Kadastrale e Kosovës

16/10/2026

𝐋𝐢𝐜𝐞𝐧𝐜𝐢𝐦𝐢 i 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭ë𝐯𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐊𝐨𝐦𝐩𝐚𝐧𝐢𝐯𝐞 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭𝐞

05/10/2026

Zyrtarët e Agjencisë Kadastrale të Kosovës marrin pjesë në konferencë “Forumi Evropjan për Gjeografi dhe Statistika”

01/10/2026

Njoftim Për Fillimin E Shikimit Publik – Rindërtimi I Kadastrit

30/09/2026
Frogot Password?

Ankesë

Kontakte

AKK

Rr. "Arbënor dhe Astrit Dehari" No. 25 

Ndërtesa e Arkivit / Kati II

10000, Prishtinë

Republika e Kosovës

Tel: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net