Agjencia Kadastrale e Kosovës mban trajnim për Përmbaruesit privat të Republikës së Kosovës

09/10/2023

Agjencia Kadastrale e Kosovës ka mbajtur trajnim për të gjithë Përmbaruesit privat të Republikës së Kosovës. Qëllimi i këtij trajnimi ishte njoftimi nga afër me hapat që përmbaruesit duhet të ndjekin në Sistemin e shërbimeve digjitale të AKK-së, për regjistrimin e shënimit për njësitë kadastrale që do të jenë objekt i Akteve përmbarimore.
Vendosja e këtij shënimi në Regjistrin e të drejtave pronësore do të ngrisë nivelin e sigurisë së të dhënave kadastrale dhe do të ndihmojë në parandalimin e zhvillimit të procedurave tjera për njësitë kadastrale me ndalesa nga Përmbaruesit privat.
Meqë fokusi i AKK-së do të jetë digjitalizimi i shërbimeve kadastrale, Përmbaruesit privat poashtu u njoftuan edhe me angazhimin e institucionit tonë për të zhvilluar modulin e ri nëpërmjet të cilit regjistrimi i Akteve përmbarimore në regjistër do të bëhet nga ana e vet përmbaruesve.
Një zhvillim i tillë është mundësuar kohë më parë edhe për Noterët, të cilët janë trajnuar poashtu nga AKK-ja, dhe përafërsisht 3 muaj nga sa është publikuar kjo mundësi për ta, në Regjistrin e të drejtave pronësore janë regjistruar afërsisht 10275 shënime (Akte noteriale) nga Noterët.

Shpërndaje në:

Të tjera

U mbajt testimi për licencimin e gjeodetëve në AKK

02/11/2026

PËRMBYLLJA E VIZITËS SË BANKËS BOTËRORE TEK Agjencia Kadastrale e Kosovës

16/10/2026

𝐋𝐢𝐜𝐞𝐧𝐜𝐢𝐦𝐢 i 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭ë𝐯𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐊𝐨𝐦𝐩𝐚𝐧𝐢𝐯𝐞 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭𝐞

05/10/2026

Zyrtarët e Agjencisë Kadastrale të Kosovës marrin pjesë në konferencë “Forumi Evropjan për Gjeografi dhe Statistika”

01/10/2026

Njoftim Për Fillimin E Shikimit Publik – Rindërtimi I Kadastrit

30/09/2026
Frogot Password?

Ankesë

Kontakte

AKK

Rr. "Arbënor dhe Astrit Dehari" No. 25 

Ndërtesa e Arkivit / Kati II

10000, Prishtinë

Republika e Kosovës

Tel: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net