Fillon vizita e përfaqësuesve të misionit të Bankës Botërore në Agjencinë Kadastrale të Kosovës

18/10/2023

Në kuadër të vizitës zyrtare të misionit të Bankës Botërore e filluar nga data 16.10.2023 dhe e cila do të zgjasë deri në fund të kësaj jave, stafi i AKK-së i udhëhequr nga Zv.Drejtori i përgjithshëm Avni Ahmeti po zhvillon takime të rëndësishme me përfaqësues të Bankës Botërore, të cilët janë të angazhuar direkt me projektin REGIP.
Në takimin e parë Drejtori bashkë me Menaxhmentin e AKK-së, i informoi përfaqësuesit e Bankës Botërore në përgjithësi me progresin e të gjitha aktiviteteve të planifikuara për tu realizuar në këtë periudhë kohore, në kuadër të projektit REGIP.
Përfaqësuesit e BB-së përgëzuan AKK-në për angazhimin e deritanishëm për arritjen e objektivave të planifikuara në kohë optimale dhe në harmoni me kërkesat e tyre.
Kujtojmë që REGIP përbën një ndër projektet më kapitale të Agjencisë Kadastrale të Kosovës, i përbërë nga katër komponentë kryesore, që ka për qëllim mbështetjen ligjore e institucionale, modernizim e kadastrit, përmirësimin e infrastrukturës kombëtare për informacionin gjeohapësinor, menaxhim dhe ngritje të kapaciteteve.

Shpërndaje në:

Të tjera

Agjencia Kadastrale e Kosovës pjesëmarrëse në Konferencën Regjionale për Kadastër dhe Infrastrukturën e të Dhënave Hapësinore në Brdo të Sllovenisë

09/06/2026

AKK shpërndan licencat për gjeodetë dhe kompanitë gjeodezike

05/06/2026

Takim bashkëpunues ndërmjet Agjencisë Kadastrale të Kosovës dhe Shoqatës së Gjeodetëve të Kosovës

04/06/2026

AKK pret delegacion nga Bavaria e Gjermanisë

19/05/2026

U mbajt testimi për licencimin e gjeodetëve në AKK

14/05/2026
Frogot Password?

Ankesë

Kontakte

AKK

Rr. "Arbënor dhe Astrit Dehari" No. 25 

Ndërtesa e Arkivit / Kati II

10000, Prishtinë

Republika e Kosovës

Tel: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net