Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, aprovon Projektligjin për Kadastër të Pronës së Paluajtshme

19/10/2023

Qeveria e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e 145-të të mbajtur me datë 7 qershor 2023, ka miratuar Projektligjin për Kadastër të Pronës së Paluajtshme. Ky Projektligj i është përcjellur mandej Kuvendit të Kosovës, të cilin deputetët e kanë votuar me shumicë votash në lexim të parë dhe shumë shpejt pritet të votohet edhe në lexim të dytë.
Grupi punues për Projektligjin nr. 08 /L-237 për Kadastër të Pronës së Paluajtshme, ka mbajtur 4 takime për të shqyrtuar këtë projektligj me dt.22.9.2023, 27.9.2023, 02.10.2023 dhe 10.10.2023. Në takime kanë marrë pjesë përfaqësuesit e AKK-së, MMPHI-së, nga Shoqata e Gjeodetëve të Kosovës, nga AKKVP-ja si dhe Këshilltarë Juridik nga Kuvendi.
Sot me dt.19.10.2023, Projektligji për Kadastër të Pronës së Paluajtshme, është shqyrtuar dhe aprovuar nga Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim.
Pritshmëritë e AKK-së janë që brenda vitit 2023, vendi do të ketë të dekretuar Projektligjin e ri për Kadastër të Pronës së Paluajtshme.

Shpërndaje në:

Të tjera

U mbajt testimi për licencimin e gjeodetëve në AKK

02/11/2026

PËRMBYLLJA E VIZITËS SË BANKËS BOTËRORE TEK Agjencia Kadastrale e Kosovës

16/10/2026

𝐋𝐢𝐜𝐞𝐧𝐜𝐢𝐦𝐢 i 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭ë𝐯𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐊𝐨𝐦𝐩𝐚𝐧𝐢𝐯𝐞 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭𝐞

05/10/2026

Zyrtarët e Agjencisë Kadastrale të Kosovës marrin pjesë në konferencë “Forumi Evropjan për Gjeografi dhe Statistika”

01/10/2026

Njoftim Për Fillimin E Shikimit Publik – Rindërtimi I Kadastrit

30/09/2026
Frogot Password?

Ankesë

Kontakte

AKK

Rr. "Arbënor dhe Astrit Dehari" No. 25 

Ndërtesa e Arkivit / Kati II

10000, Prishtinë

Republika e Kosovës

Tel: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net