MBAHET KOMITETI NDËRMINISTROR PËR ADMINISTRIMIN E TOKËS DHE INFRASTRUKTURËN KOMBËTARE PËR INFORMACION HAPËSINOR NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

20/10/2023

Dje me datë 19 tetor 2023, ka vazhduar punimet e sesionit vjeshtor Komiteti për Administrimin e Tokës dhe Infrastrukturën Kombëtare për Informacion Hapësinor në Republikën e Kosovës.
Në hapje të punimeve të radhës së Komitetit, në fjalën e tij hyrëse zëvendësministri i Infrastrukturës, z. Hysen Durmishi tha që administrimi i tokës dhe politikat lidhur me tokën janë thelbësore për qeverisje të mirë, rritje të qëndrueshmërisë ekonomike, për siguri, ngritje të mirëqenies sociale, dhe ofrimin e mundësive ekonomike të hapura për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. Në kuadër të Komitetit, do të përkujdesemi që të shtjellojmë të gjitha temat e administrimit të tokës, të cilat janë në interes të institucioneve dhe të qytetarëve” tha zëvendësministri Durmishi.
Zv. Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kadastrale të Kosovës, z. Avni Ahmeti, në fjalën e tij përmendi para të pranishmëve të arriturat e Agjencisë Kadastrale të Kosovës, dhe zhvillimet që e karakterizuan këtë periudhë kohore që nga mbajtja e takimit të parë të komitetit në qershor të këtij viti.
Z.Ahmeti tha që Agjencia Kadastrale e Kosovës ka hartuar pesë UA për implementimin e Ligjit për IKIH, është hartuar Strategjia e re Kombëtare për Informacion Hapësinor, e cila pritet të aprovohet deri në fund të këtij viti. Gjithashtu është miratuar nga Qeveria, Projektligji për Kadastër dhe është në procedurë të aprovimit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. Paralelisht janë duke u finalizuar UA për Ligjin për Kadastër, dhe planifikohet të hartohet një plan i veprimit dhe strategji për realizimin e suksesshëm të vertikalizimit të kadastrit në Kosovë. Janë në proces të realizimit shumë projekte të rëndësishme, të cilat janë në interes të institucioneve dhe qytetarëve, përfshirë këtu: Aerofotografimin e territorit të Republikës së Kosovës, Sistemin e adresave, Rrjetin referent të lartësive, dhe shumë shpejtë do të fillojmë edhe me projekte tjera të rëndësishme si Korrektimi i të dhënave kadastrale, Avancimi i sistemeve kadastrale, dhe Zhvillimi i Gjeoportalit.
Anëtarët e Komitetit, dhe të pranishmit e tjerë vazhduan punimet duke aprovuar projekt rregulloren e punës së Komitetit dhe procesverbalin nga mbledhja e kaluar. Në fund të Komitetit u nxjerrën edhe disa reomandime për aktivitetet e radhës në këtë fushë. Në takim të pranishëm ishin edhe përfaqësues të Bankës Botërore, USAID - Aktiviteti i Qeverisjes së Pronës, përfaqësues nga Un Habitat dhe përfaqësues nga Kadastri holandez.
Komiteti Ndërministror për Administrimin e Tokës, dhe Infrastrukturën Kombëtare për Informacionin Hapësinor në Republikën e Kosovës, do të vazhdoi aktivitetet të cilat do të prezantohen në takimin e radhës të punimeve të Komitetit, i planifikuar të mbahet në Maj 2024.

Shpërndaje në:

Të tjera

Historike: Republika e Kosovës kompleton Sistemin e Adresave

15/09/2025

𝑻𝒂𝒌𝒊𝒎𝒊 𝒊 𝑮𝒓𝒖𝒑𝒊𝒕 𝑻𝒆𝒌𝒏𝒊𝒌 𝒕ë 𝑬𝒌𝒔𝒑𝒆𝒓𝒕ë𝒗𝒆 𝒏ë 𝑨𝑲𝑲, 𝒑ë𝒓 𝒂𝒏𝒂𝒍𝒊𝒛𝒊𝒎𝒊𝒏 ...

10/09/2025

𝐃𝐫𝐞𝐣𝐭𝐨𝐫𝐢 𝐄𝐤𝐳𝐞𝐤𝐮𝐭𝐢𝐯 𝐢 𝐀𝐠𝐣𝐞𝐧𝐜𝐢𝐬ë 𝐊𝐚𝐝𝐚𝐬𝐭𝐫𝐚𝐥𝐞 𝐭ë 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯ë𝐬, 𝐳. 𝐀𝐯𝐧𝐢 𝐀𝐡𝐦𝐞𝐭𝐢, 𝐬ë 𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤𝐮 𝐦𝐞 𝐞𝐤𝐢𝐩𝐢𝐧 𝐩𝐫𝐨𝐟𝐞𝐬𝐢𝐨𝐧𝐚𝐥 𝐭ë 𝐀𝐊𝐊-𝐬ë, 𝐳𝐡𝐯𝐢𝐥𝐥𝐨𝐢 𝐧𝐣ë 𝐯𝐢𝐳𝐢𝐭ë 𝐩𝐮𝐧𝐞 𝐧ë ....

10/09/2025

Sot, në kuadër të avancimit të Sistemit të Adresave...

09/09/2025

𝐋𝐚𝐧𝐬𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐩𝐨𝐫𝐭𝐚𝐥𝐢 𝐢 𝐑𝐢 - 𝐕𝐞𝐫𝐳𝐢𝐨𝐧𝐢 𝐢 𝐏𝐚𝐫ë

09/09/2025
Frogot Password?

Ankesë

Kontakte

AKK

Rr. "Arbënor dhe Astrit Dehari" No. 25 

Ndërtesa e Arkivit / Kati II

10000, Prishtinë

Republika e Kosovës

Tel: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net