AKK fillon dorëzimin e raporteve të monitorimit tek Kryetarët e Komunave dhe Drejtorët e ZKK-ve

02/11/2023

Sot me datë 02.11.2023 AKK-ja ka filluar vizitat nëpër komuna në të cilat ka përfunduar tashmë monitorimi punëve dhe aktiviteteve nga grupi monitorues i AKK-së. Për të dorëzuar këto raporte me gjetjet dhe rekomandimet nga ky proces, Zv. Drejtori i përgjithshëm i AKK-së Avni Ahmeti, bashkë me Zv. Drejtorin Ligjor Bashkim Shaqiri dhe Drejtoreshën e Financave Fazile Hamiti u takuan me Kryetarin e Komunës së Skënderajit Z. Fadil Nura.
Ky monitorim është i teti me radhë, ndërsa i pari pas hyrjes në fuqi të Udhëzimeve Administrative të reja. Për këtë aktivitet AKK-ja ka formuar tri grupe punuese për kontroll të lëndëve për pjesën grafike, pronësore-juridike, tekstuale si dhe lëndëve të gjeodetëve dhe kompanive gjeodete të licencuara. Kontrolli është bërë nga dosjet e skanuara e të cilat janë të bashkangjitura në SIKTK dhe të njëjtat lëndë mandej janë verifikuar edhe fizikisht nga vizitat nëpër ZKK.
Përzgjedhja e lëndëve për kontrollë është bërë në formë të rastësishme dhe përfshinë periudhën kohore Korrik 2022 - Mars 2023.

Shpërndaje në:

Të tjera

U mbajt testimi për licencimin e gjeodetëve në AKK

04/08/2026

Më datë 23.07.2026, Komisioni për Shqyrtimin dhe Vendosjen mbi Zyrtarizimin e Gjendjes Faktike dhe Mospërputhjeve me Regjistrin e të Drejtave të Pronës së Paluajtshme (RDPP)...

24/07/2026

Agjencia Kadastrale e Kosovës mirëpriti delegacionin e studentëve Master nga ETH Zurich

02/07/2026

𝐋𝐢𝐜𝐞𝐧𝐜𝐢𝐦𝐢 i 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭ë𝐯𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐊𝐨𝐦𝐩𝐚𝐧𝐢𝐯𝐞 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭𝐞

02/07/2026

Trajnimi i Zyrtarëve Komunalë për Adresa mbi Përdorimin e Aplikacionit të ARIS Mobile

25/06/2026
Frogot Password?

Ankesë

Kontakte

AKK

Rr. "Arbënor dhe Astrit Dehari" No. 25 

Ndërtesa e Arkivit / Kati II

10000, Prishtinë

Republika e Kosovës

Tel: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net