Agjencia Kadastrale e Kosovës nënshkruan Memorandum bashkëpunimi me Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit

23/01/2024

Dekani i Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, Prof. Dr. Florim Grajçevci dhe Zv. Drejtor i Përgjithshëm i AKK-së Msc. Avni Ahmeti, sot me datë 23.01.2024 nënshkruan Memorandum bashkëpunimi me qëllim të thellimit të bashkëpunimit dhe koordinimit ndërinstitucional.
Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit merr përsipër që të përmbushë kërkesat e AKK-së për rastet e nevojave specifike të hulumtimeve shkencore, analiza dhe studime të rasteve të veçuara gjeodezike duke deleguar staf akademik për përmbushjen e detyrave konkrete.
FIN po ashtu do të sigurojë në raste të nevojshme edhe ekspertiza nga stafi akademik, këshillim apo edhe trajnime për stafin e AKK-së, varësisht nga kërkesat dhe nevojat, që në secilin rast duhet të jenë zyrtare, të qarta dhe me përmbajtje.
Fushëveprimi i këtij Memorandumi gjithashtu parasheh që përveç bashkëpunimit të përgjithshëm edhe mundësinë e kryerjes së punës praktike (3 deri 6 muaj) të studenteve të Gjeodezisë të cilët ndjekin studimet në vitin e fundit akademik dhe atyre të sapo diplomuar.

Shpërndaje në:

Të tjera

AKK pret delegacion nga Bavaria e Gjermanisë

19/05/2026

U mbajt testimi për licencimin e gjeodetëve në AKK

14/05/2026

Agjencia Kadastrale e Kosovës priti në takim përfaqësuesit e Odës së Ndërmjetësuesve

01/05/2026

Agjencia Kadastrale e Kosovës nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Universitetin e Prishtinës

30/04/2026

Ministrja e MMPH viziton Agjencinë Kadastrale të Kosovës

29/04/2026
Frogot Password?

Ankesë

Kontakte

AKK

Rr. "Arbënor dhe Astrit Dehari" No. 25 

Ndërtesa e Arkivit / Kati II

10000, Prishtinë

Republika e Kosovës

Tel: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net