Nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit për renovimin e zyrës kadastrale në Mitrovicën e Veriut!

15/07/2025

Gjatë ditës së sotshme në ambientet e AKK-së, u nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet 𝐀𝐠𝐣𝐞𝐧𝐜𝐢𝐬𝐞̈ 𝐊𝐚𝐝𝐚𝐬𝐭𝐫𝐚𝐥𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈𝐬, përfaqësuar nga Drejtori Ekzekutiv 𝐳. 𝐀𝐯𝐧𝐢 𝐀𝐡𝐦𝐞𝐭𝐢, dhe 𝐊𝐨𝐦𝐮𝐧𝐞̈𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐌𝐢𝐭𝐫𝐨𝐯𝐢𝐜𝐞̈𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐕𝐞𝐫𝐢𝐮𝐭, me kryetar 𝐳. 𝐄𝐫𝐝𝐞𝐧 𝐀𝐭𝐢𝐪.
Përmes këtij bashkëpunimi të ndërsjellë do të bëhet 𝐫𝐞𝐧𝐨𝐯𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐡𝐚𝐩𝐞̈𝐬𝐢𝐫𝐚𝐯𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐙𝐲𝐫𝐞̈𝐬 𝐊𝐚𝐝𝐚𝐬𝐭𝐫𝐚𝐥𝐞 𝐊𝐨𝐦𝐮𝐧𝐚𝐥𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐌𝐢𝐭𝐫𝐨𝐯𝐢𝐜𝐞̈𝐧 𝐞 𝐕𝐞𝐫𝐢𝐮𝐭, duke përmirësuar ndjeshëm shërbimet ndaj qytetarëve, organizimin dhe proceset e punës në zyrat kadastrale.
Projekti mbështetet nga Qeveria e Kosovës dhe financohet nga Shoqata Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA) përmes projektit 𝐑𝐄𝐆𝐈𝐏, me qëllim të rritjes së transparencës, efikasitetit dhe cilësisë në administrimin e tokës dhe shërbimeve gjeohapësinore në Republikën e Kosovës.
Ky është një hap thelbësor që konsolidon përpjekjet e njëpasnjëshme nga Agjencia Kadastrale e Kosovës për standardizimin dhe modernizimin e mëtutjeshëm të shërbimeve kadastrale, rrjedhimisht për të krijuar një ambient më të besueshëm dhe një kapitull të ri në ofrimin e shërbimeve cilësore për çdo qytetarë.

Shpërndaje në:

Të tjera

Agjencia Kadastrale e Kosovës mirëpriti delegacionin e studentëve Master nga ETH Zurich

02/07/2026

𝐋𝐢𝐜𝐞𝐧𝐜𝐢𝐦𝐢 i 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭ë𝐯𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐊𝐨𝐦𝐩𝐚𝐧𝐢𝐯𝐞 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭𝐞

02/07/2026

Trajnimi i Zyrtarëve Komunalë për Adresa mbi Përdorimin e Aplikacionit të ARIS Mobile

25/06/2026

Agjencia Kadastrale e Kosovës pjesëmarrëse në Konferencën Regjionale për Kadastër dhe Infrastrukturën e të Dhënave Hapësinore në Brdo të Sllovenisë

09/06/2026

AKK shpërndan licencat për gjeodetë dhe kompanitë gjeodezike

05/06/2026
Frogot Password?

Ankesë

Kontakte

AKK

Rr. "Arbënor dhe Astrit Dehari" No. 25 

Ndërtesa e Arkivit / Kati II

10000, Prishtinë

Republika e Kosovës

Tel: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net