Vazhdon organizimi i punëtorive me komunat partnere në kuadër të Aktivitetit të USAID-it Qeverisja e Pronës

09/02/2024

Agjencia Kadastrale e Kosovës në bashkëpunim me USAID-in, po vazhdon me organizimin e punëtorive dy ditore me komunat partnere në kuadër të Aktivitetit Qeverisja e Pronës për të prezantuar: të arriturat, sfidat e rekomandimet për ZKK-të në fushën e të drejtave pronësore si dhe për rritjen e cilësisë së shërbimeve kadastrale.
Këtë radhë si komunë partnere ishte Komuna e Mitrovicës dhe në punëtori përveç përfaqësuesve të Agjencisë Kadastrale e Kosovës, përfaqësuesve nga Aktiviteti për Qeverisje Pronësore i USAID-it dhe Zyres Kadastrale Komunale të Mitrovicës, pjesëmarrës ishin edhe zyrtarë e drejtorë edhe nga drejtori të tjera komunale si ajo e Tatimit në Pronë, Urbanizmit, etj.
Punëtorinë e mbështeti edhe niveli udhëheqës i Komunës së Mitrovicës nëpërmjet Shefit të Kabinetit të Kryetarit Z.Valon Hetemi , i cili në fjalën e tij theksoi rëndësinë e ofrimit të shërbimeve sa më të mira për qytetarët e komunës, duke vlerësuar edhe këtë aktivitet si ndihmë për administratën në rritjen e performancës.
Temë qëndrore diskutimi ishin gjetjet në Raportin e USAID-it për ZKK-në e Mitrovicës, në lidhje me organizimin e mbrendshëm të ZKK-së, rrjedhën e punës së lëndëve, rrespektimi i afateve kohore, kushtet e punës, mungesa e stafit, etj.


Shpërndaje në:

Të tjera

AKK shpërndan licencat për gjeodetë dhe kompanitë gjeodezike

19/08/2026

U mbajt testimi për licencimin e gjeodetëve në AKK

04/08/2026

Më datë 23.07.2026, Komisioni për Shqyrtimin dhe Vendosjen mbi Zyrtarizimin e Gjendjes Faktike dhe Mospërputhjeve me Regjistrin e të Drejtave të Pronës së Paluajtshme (RDPP)...

24/07/2026

Agjencia Kadastrale e Kosovës mirëpriti delegacionin e studentëve Master nga ETH Zurich

02/07/2026

𝐋𝐢𝐜𝐞𝐧𝐜𝐢𝐦𝐢 i 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭ë𝐯𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐊𝐨𝐦𝐩𝐚𝐧𝐢𝐯𝐞 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭𝐞

02/07/2026
Frogot Password?

Ankesë

Kontakte

AKK

Rr. "Arbënor dhe Astrit Dehari" No. 25 

Ndërtesa e Arkivit / Kati II

10000, Prishtinë

Republika e Kosovës

Tel: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net