Agjencia Kadastrale e Kosovës merr pjesë në takimin online të UN-GGIM për Evropë dhe UN-GGCE

20/02/2024

Agjencia Kadastrale e Kosovës ka marrë pjesë në takimin online të mbajtur nga organizata e Kombeve të Bashkuara për Menaxhimin Global të Informacioneve Gjeohapësinore (UN-GGIM) për Evropë dhe organizata tjetër e Kombeve të Bashkuara e Qendrës Globale Gjeodezike të Ekselencës (UN- GGCE).
Roli i UN-GGCE është angazhimi i përbashkët me shtetet anëtare dhe organizatat gjeodezike për të forcuar ndikimin në:

  • Rritjen e investimeve në zinxhirin global të punëve gjeodezike;
  • Përmirësimin e koordinimit dhe bashkëpunimit ndërmjet shteteve anëtare dhe organizatave të ndryshme gjeodezike;
  • Shpërndarjen e të dhënave gjeodezike, përmirësimin e standardeve dhe kontributin në densifikimin e rrejtit gjeodezik global dhe rajonal mbi baza vullnetare;
  • Ofrimin e asistencës teknike, veçanërisht për zhvillimin e kapaciteteve në gjeodezi për vendet në zhvillim;
  • Ngritjen e vetëdijes për përfitimet nga gjeodezia që ato të jenë më të dukshme dhe të kuptueshme për shoqërinë.

Qëllimi i takimit ishte që të diskutohet rreth mbështetjes politike për gjeodezinë, e cila mundëson përshpejtimin në arritjen e objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm dhe rritjen e përfitimeve në sferën sociale, mjedisore dhe ekonomike.

Shpërndaje në:

Të tjera

AKK shpërndan licencat për gjeodetë dhe kompanitë gjeodezike

19/08/2026

U mbajt testimi për licencimin e gjeodetëve në AKK

04/08/2026

Më datë 23.07.2026, Komisioni për Shqyrtimin dhe Vendosjen mbi Zyrtarizimin e Gjendjes Faktike dhe Mospërputhjeve me Regjistrin e të Drejtave të Pronës së Paluajtshme (RDPP)...

24/07/2026

Agjencia Kadastrale e Kosovës mirëpriti delegacionin e studentëve Master nga ETH Zurich

02/07/2026

𝐋𝐢𝐜𝐞𝐧𝐜𝐢𝐦𝐢 i 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭ë𝐯𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐊𝐨𝐦𝐩𝐚𝐧𝐢𝐯𝐞 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭𝐞

02/07/2026
Frogot Password?

Ankesë

Kontakte

AKK

Rr. "Arbënor dhe Astrit Dehari" No. 25 

Ndërtesa e Arkivit / Kati II

10000, Prishtinë

Republika e Kosovës

Tel: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net