Agjencia Kadastrale e Kosovës pret në takim Drejtorin Ekzekutiv të Administratës Tatimore të Kosovës

21/02/2024

Në vazhdimësi të aktiviteteve të Agjencisë Kadastrale të Kosovës me qëllim të koordinimit dhe bashkëpunimit më të mirë ndërinstitucional Drejtori Ekzekutiv i AKK-së Avni Ahmeti ka pritur në takim Drejtorin Ekzekutiv Administratës Tatimore të Kosovës Ilir Murtezaj.
Temat e diskutimit ishin zhvillimet e fundit të AKK-së dhe ATK-së në procesin e filluar tash e disa muaj për digjitalizimin e regjistrimit të barrës tatimore në SIKTK, përfshirë diskutime mbi avancimet e fundit, sfidat me të cilat po përballen të dyja institucionet në këtë proces dhe planet e obligimet e gjithsecilit në ditët në vazhdim.
AKK-ja u zotua që do të bëjë anagazhim maksimal në plotësimin e kërkesave të ATK-së, por të njejtën kohë edhe nga ATK-ja u kërkua që të përmbushen obligimet e tyre konform kërkesave të AKK-së.
Në fund të takimit të dyja institucionet u dakorduan që të vazhdojnë bashkëpunimin dhe koordinimin e ndërsjelltë për të arritur me sukses qëllimet e përbashkëta për lehtësim dhe digjitalizim të procedurave administrative.

Shpërndaje në:

Të tjera

AKK shpërndan licencat për gjeodetë dhe kompanitë gjeodezike

19/08/2026

U mbajt testimi për licencimin e gjeodetëve në AKK

04/08/2026

Më datë 23.07.2026, Komisioni për Shqyrtimin dhe Vendosjen mbi Zyrtarizimin e Gjendjes Faktike dhe Mospërputhjeve me Regjistrin e të Drejtave të Pronës së Paluajtshme (RDPP)...

24/07/2026

Agjencia Kadastrale e Kosovës mirëpriti delegacionin e studentëve Master nga ETH Zurich

02/07/2026

𝐋𝐢𝐜𝐞𝐧𝐜𝐢𝐦𝐢 i 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭ë𝐯𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐊𝐨𝐦𝐩𝐚𝐧𝐢𝐯𝐞 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭𝐞

02/07/2026
Frogot Password?

Ankesë

Kontakte

AKK

Rr. "Arbënor dhe Astrit Dehari" No. 25 

Ndërtesa e Arkivit / Kati II

10000, Prishtinë

Republika e Kosovës

Tel: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net