AKK dhe USAID organizojnë takimin e radhës të Komitetit të praktikave të mira

27/02/2024

Në kuadër të Aktivitetit për Qeverisje Pronësore, Agjencia Kadastrale të Kosovës në bashkëpunim me USAID-in kanë organizuar takimin e radhës së Komitetit të praktikave të mira me pjesëmarrës drejtorë e zyrtarë nga komunat e: Pejës, Ferizajit, Lipjanit, Suharekës, Rahovecit, Obiliqit, Mitrovicës së Jugut, Gjakovës, Prizrenit, Gjilanit dhe Prishtinës.
Pjesëmarrës ishin gjithashtu edhe përfaqësues nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinorë dhe Infrastrukturës, Agjencia për Barazi Gjinore dhe Agjencia për Regjistrim Civil.
Temë diskutimi ishin Ligji për kadastër të pronës së paluajtshme dhe Projekt Udhëzimet Administrative, me fokus Organizimi vertikal i kadastrit, Rindërtimi i Kadastrit, Hapja e të dhënave, Publikimi i çmimeve të shitblerjeve, Para regjistrimi i njësive banesore etj.
AKK-ja gjithashtu informoi të pranishmit edhe për disa nga aktivitetet kryesore të AKK-së në këtë periudhë kohore, përfshirë detaje për projektet: “Korrektimi i të dhënave për pronarë në SIKTK” dhe “Zhvillimi dhe avancimi i Sistemit të Informacioneve Kadastrale për Tokën në Kosovë (SIKTK)”.
Nga USAID-i u prezentua Raporti mbi nivelin e zbatimit të Planeve për Përmirësimin e Shërbimeve Kadastrale në: Pejë, Ferizaj, Lipjan, Rahovec dhe Suharekë
Kujtojmë që Komiteti i Praktikave të Mira (KPM) shërben si një forum këshillues ndërinstitucional, për shkëmbimin e përvojave, praktikave më të mira dhe mësimeve të nxjerra ndërmjet institucioneve të nivelit lokal dhe qëndror, që kanë një rol të drejtpërdrejtë në qeverisjen dhe mirëmbajtjen e Regjistrit të të Drejtave Pronësore në Kosovë. Nga këto takime synohet që të definohen hapat që duhet të ndërmarrë secila ZKK në drejtim të ngritjes së cilësisë së shërbimeve kadastrale.


Shpërndaje në:

Të tjera

Vazhdon shqyrtimi i lëndëve në kuadër të Projektit të Rindërtimit të Kadastrit (RIK)

23/04/2026

Vazhdon shqyrtimi i lëndëve në kuadër të Projektit të Rindërtimit të Kadastrit (RIK)

17/04/2026

Njoftim i rëndësishëm për banorët e Parteshit!

16/04/2026

Agjencia Kadastrale e Kosovës ka mbajtur dje takimet e radhës me qytetarë në Gjilan, për Pjesën 1 dhe Pjesën 2, në kuadër të Projektit për Rindërtimin e Kadastrit.

10/04/2026

𝐋𝐢𝐜𝐞𝐧𝐜𝐢𝐦𝐢 i 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭ë𝐯𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐊𝐨𝐦𝐩𝐚𝐧𝐢𝐯𝐞 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭𝐞

09/04/2026
Frogot Password?

Ankesë

Kontakte

AKK

Rr. "Arbënor dhe Astrit Dehari" No. 25 

Ndërtesa e Arkivit / Kati II

10000, Prishtinë

Republika e Kosovës

Tel: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net