AKK-ja pret në takim zyrtarë nga Agjencia për Ndihmë Juridike Falas

28/02/2024

Zv. Drejtori Ekzekutiv i AKK-së Avni Ahmeti me bashkëpunëtorë priti në takim sot znj. Flutura Berbati Zena -  Zv. Drejtore Ekzekutive e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas, me bashkëpunëtoret e saj. Në takim morën pjesë edhe përfaqësues nga Programi i USAID-it për drejtësi dhe përfaqësues nga  Kompania Komtel .
Qëllimi i takimit ishte mundësia e ofrimit të qasjes në të dhëna kadastrale për Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, për verifikim për personat që kërkojnë ndihmë jurudike falas në këtë agjenci.
Në parim palët u dakorduan për mundësinë e ofrimit të qasjes bazuar në marrëveshjet dhe kriteret të cilat duhet të plotësohen nga palët, për tu pasuar nga takime tjera teknike, e në fund edhe trajnim të përdoruesve që do të marrin qasje.
Edhe ky aktivitet vjen në kuadër të reformave të AKK-së në këtë fushë me insistimin për zhvillime e avancime të reja për ofrimin e shërbimeve sa më të mira për qytetarët, duke digjitalizuar shërbimet dhe thjeshtësuar procedurat administrative.

Shpërndaje në:

Të tjera

Agjencia Kadastrale e Kosovës pjesëmarrëse në Konferencën Regjionale për Kadastër dhe Infrastrukturën e të Dhënave Hapësinore në Brdo të Sllovenisë

09/06/2026

AKK shpërndan licencat për gjeodetë dhe kompanitë gjeodezike

05/06/2026

Takim bashkëpunues ndërmjet Agjencisë Kadastrale të Kosovës dhe Shoqatës së Gjeodetëve të Kosovës

04/06/2026

AKK pret delegacion nga Bavaria e Gjermanisë

19/05/2026

U mbajt testimi për licencimin e gjeodetëve në AKK

14/05/2026
Frogot Password?

Ankesë

Kontakte

AKK

Rr. "Arbënor dhe Astrit Dehari" No. 25 

Ndërtesa e Arkivit / Kati II

10000, Prishtinë

Republika e Kosovës

Tel: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net