Mbahet takimi i grupit punues të Komitetit ndërministror për Administrimin e Tokës dhe Infrastrukturës Kombëtare të Informacioneve Hapësinore

07/03/2024

Sot në ambientet e Agjencisë Kadastrale të Kosovës (AKK) është mbajtur takimi i grupit punues të Komitetit ndërministror për Administrimin e Tokës dhe Infrastrukturës Kombëtare të Informacioneve Hapësinore (IKIH).
Komiteti për Administrim të Tokës dhe IKIH ka rol të koordinimit dhe monitorimit të të gjitha iniciativave brenda fushës së administrimit të tokës dhe IKIH-së me qëllim të sigurimit dhe harmonizimit të politikave nacionale, lokale, publike dhe private, promovimit të çështjeve specifike për bashkë punim dhe partneritet publiko privat. Gjithashtu Komiteti ofron këshilla dhe bën propozimin e politikave të reja, autoriteteve përgjegjëse që kanë të bëjnë me administrimin e tokave dhe IKIH në Republikën e Kosovës;
Në këtë takim koordinues të udhëhequr nga AKK si sekretariat i këtij Komiteti, përveç aspektit organizativ të këtij grupi punues, u diskutuan dhe propozuan tema me interes shtetëror në fushën e Administrimit të Tokës dhe IKIH-së që duhet të përfshihen në agjendën e takimit të radhës të këtij Komiteti që pritet të mbahet në fillim të muajit qershor 2024.

Shpërndaje në:

Të tjera

U mbajt testimi për licencimin e gjeodetëve në AKK

04/08/2026

Më datë 23.07.2026, Komisioni për Shqyrtimin dhe Vendosjen mbi Zyrtarizimin e Gjendjes Faktike dhe Mospërputhjeve me Regjistrin e të Drejtave të Pronës së Paluajtshme (RDPP)...

24/07/2026

Agjencia Kadastrale e Kosovës mirëpriti delegacionin e studentëve Master nga ETH Zurich

02/07/2026

𝐋𝐢𝐜𝐞𝐧𝐜𝐢𝐦𝐢 i 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭ë𝐯𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐊𝐨𝐦𝐩𝐚𝐧𝐢𝐯𝐞 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭𝐞

02/07/2026

Trajnimi i Zyrtarëve Komunalë për Adresa mbi Përdorimin e Aplikacionit të ARIS Mobile

25/06/2026
Frogot Password?

Ankesë

Kontakte

AKK

Rr. "Arbënor dhe Astrit Dehari" No. 25 

Ndërtesa e Arkivit / Kati II

10000, Prishtinë

Republika e Kosovës

Tel: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net