Agjencia Kadastrale e Kosovës nënshkruan Memorandum bashkëpunimi me Shoqatën e gjeodetëve të Shqipërisë

07/03/2024

Në ambientet e Agjencisë Kadastrale të Kosovës Drejtori Ekzekutiv i AKK-së Avni Ahmeti priti për vizitë përfaqësues nga Shoqata e Gjeodetëve të Shqipërisë udhëhequr nga kryetari i saj z.Rajmond Dervishi. Pjesëmarrës në takim ishte edhe z.Sabri Zylfiu në cilësinë e Këshilltarit të Posaçëm të Shoqatës së Gjeodetëve të Shqipërisë.
Drejtori Ahmeti me bashkëpunëtorët e tij i informoi të pranishmit për punën dhe aktivitete e AKK-së në vitin 2023 e gjithashtu edhe planet dhe projektet për vitin 2024.
Në fund të takimit u nënshkrua edhe Memorandumi i bashkëpunimit, me të cilin parashihet që të thellohet bashkëpunimi në mes të gjeodetëve shqipatarë. Në këtë Memorandum mes tjerash palët zotohen që të organizojnë takime të rregullta, konferenca, punëtori, e gjithashtu të shkëmbejnë mes vete botimet e tyre si dhe praktikat më të mira në fushën e legjislacionit, teknologjise dhe avancimeve tjera në ofrimin e shërbimeve sa më të mira kadastrale.
Ekspertët nga Shqipëria, duke falënderuar AKK-në për mikëpritjen, premtuam bashkëpunim të ndërsjellë në fushën e kadastrit dhe gjeodezisë, në mënyrë që sukseset dhe arritjet e të dyja vendeve të jenë në nivel sa më të lartë konkurues jo vetëm në regjion por edhe më gjerë.

Shpërndaje në:

Të tjera

U mbajt testimi për licencimin e gjeodetëve në AKK

02/11/2026

PËRMBYLLJA E VIZITËS SË BANKËS BOTËRORE TEK Agjencia Kadastrale e Kosovës

16/10/2026

𝐋𝐢𝐜𝐞𝐧𝐜𝐢𝐦𝐢 i 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭ë𝐯𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐊𝐨𝐦𝐩𝐚𝐧𝐢𝐯𝐞 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭𝐞

05/10/2026

Zyrtarët e Agjencisë Kadastrale të Kosovës marrin pjesë në konferencë “Forumi Evropjan për Gjeografi dhe Statistika”

01/10/2026

Njoftim Për Fillimin E Shikimit Publik – Rindërtimi I Kadastrit

30/09/2026
Frogot Password?

Ankesë

Kontakte

AKK

Rr. "Arbënor dhe Astrit Dehari" No. 25 

Ndërtesa e Arkivit / Kati II

10000, Prishtinë

Republika e Kosovës

Tel: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net