Agjencia Kadastrale e Kosovës, organizon Takimin e dytë Koordinues Ndërinstitucional me Kryetarët e Komunave të Republikës së Kosovës

08/03/2024

Agjencia Kadastrale e Kosovës, ka mbajtur takimin e dytë koordinues ndërinstitucional me kryetarët e komunave të Republikës së Kosovës. Të pranishëm në takim ishin kryetarët e komunave, nënkryetarët dhe drejtorët e drejtorive të kadastrit nga shumica e komunave të Republikës së Kosovës, Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës z. Liburn Aliu, përfaqësues të zyrës së USAID, përfaqësues të nivelit lokal, etj.
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, z. Liburn Aliu, fjalën e tij e filloi duke i falënderuar kryetarët për bashkëpunimin dhe koordinimin që ka pasur Ministria me të gjithë kryetarët përgjatë Qeverisjes aktuale. Ai tutje tha që koordinimi i ngushtë me çdo komunë është thelbi i qëllimeve tona për të përmbushur nevojat e qytetarëve tanë në fushën e kadastrit dhe të pronësisë. Në këtë proces të përbashkët, ne duhet të jemi të vendosur për të siguruar një sistem kadastral i cili do të jetë model për praktikat më të mira ndërkombëtare. Duke bashkëpunuar me Ju, ne mund të ndërtojmë një ambient të sigurt dhe transparent, ku drejtësia e pronës është e garantuar për të gjithë, dhe ku ne krijojmë kushte të favorshme për tërheqjen e investimeve të huaj. Tashmë, jemi duke u angazhuar maksimalisht për realizimin e projektit të Rindërtimit të Informacioneve Kadastrale deri në 140 Zona Kadastrale, dhe përfitues të drejtpërdrejtë nga ky projekt do të jenë qytetarët e zonave kadastrale të përzgjedhura në të gjitha Komunat.
Gjithashtu, do të bëjmë edhe lidhjen e adresave me qytetarin, në mënyrë që adresa zyrtare të përdoret nga të gjithë. Njëkohësisht planifikojmë të rrisim kualitetin e të dhënave kadastrale në Sistemin e Informacioneve Kadastrale për Tokën në Kosovë, si dhe të avancojmë këtë sistem me module të reja për të përmbushur të gjitha kërkesat dhe nevojat e qytetarëve dhe Institucioneve konform trendëve zhvillimore ndërkombëtare.
Ju inkurajoj të vazhdoni punën tuaj në zbatimin e projekteve kadastrale dhe në forcimin e kapaciteteve të zyrave komunale kadastrale. Bashkëpunimi ynë është thelbi i suksesit tonë të përbashkët. Ne do të vazhdojmë të ju japim mbështetje si Ministri, nëpërmjet Agjencisë Kadastrale të Kosovës me projekte të rëndësishme që ndikojnë në zhvillimin e mëtutjeshëm të kadastrit dhe shërbimeve kadastrale për qytetarët e Republikës së Kosovës, e të cilat do të prezantohen para jush sot.
Z. Bali Muharremaj në emër të Bordit të Asociacionit të Komunave të Kosovës, në fjalën e tij tha se Asociacioni i Komunave të Kosovës mirëpret këtë takim koordinues dhe informues lidhur me zbatimin e Ligjit për kadastër të pronës së paluajtshme, i cili është i një rëndësie të veçantë për pushtetin lokal në vendin tonë. Poashtu bashkëpunimi mes nivelit qendror dhe atij lokal shkon në dobi të qytetarëve tanë andaj edhe koordinimi edhe për projektet që do të realizohen në bashkëpunim me qeverisjen lokale do të duhej të ketë adresim në vetvete.
Për një fjalë rasti pati mundësi të shprehej edhe z.Bauer, Drejtor i Zyrës për Demokraci dhe Qeverisje të USAID-it, i cili vlerësoi organizimin e këtij takimi me qëllim që projektet të realizohen me sukses sa më të madh duke ofruar shërbime sa më mira për qytetarët.
Zv. Drejtori Ekzekutiv i AKK-së, z. Avni Ahmeti, në fjalën e tij kërkoi bashkëpunim maksimal nga kryetarët e komunave me qëllim që lakorja e realizimit të projekteve që do të zhvillohen nga AKK-ja në nivelin lokal të arrijnë maksimumin e rezultatit. Koordinimi dhe bashkëpunimi i ngushtë me komuna do të jetë veçanërisht i nevojshëm në dy nga projektet kapitale më madhore që do të realizohen këtë vit Rindërtimi i kadastrit dhe Korrektimi i të dhënave të pronarëve, shtoi më tutje z.Ahmeti. Ai gjithashtu para të pranishmëve foli edhe për aprovimin e Ligjit për kadastër, sfidat dhe angazhimin e AKK-së në zbatimin e tij, dhe punën që po bëhet në hartimin e 11 Udhëzimeve administrative në mbështetje të këtij Ligji.
Edhe ky aktivitet i Agjencisë Kadastrale të Kosovës, vije si hap i rëndësishëm në planin e aktiviteteve të këtij viti me qëllim që të vazhdoj konsolidimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, të cilat bashkë me reformat e realizuara do të ngritin padyshim edhe më tutje nivelin e kualitetit të të dhënave kadastrale e poashtu edhe shërbimeve kadastrale në të mirë të qytetarëve.

Shpërndaje në:

Të tjera

Shpërndahen licencat për gjeodetë

03/05/2024

Ekspertët e Agjencisë Kadastrale të Kosovës trajnohen për përdorimin e Dronit

30/04/2024

Vazhdon organizimi i punëtorive me komunat partnere në kuadër të Aktivitetit të USAID-it Qeverisja e Pronës

26/04/2024

Drejtori Ekzekutiv i AKK-së pret në takim Ipeshkvin e Kosovës

18/04/2024

Agjencia Kadastrale e Kosovës po digjitalizon procesin për licencimin e gjeodetëve

17/04/2024
Frogot Password?

Ankesë

Kontakte

AKK

Rr. "Arbënor dhe Astrit Dehari" No. 25 

Ndërtesa e Arkivit / Kati II

10000, Prishtinë

Republika e Kosovës

Tel: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net