Agjencia Kadastrale e Kosovës pjesë e punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të EuroGeographics

19/03/2024

Në Sevilla të Spanjës 115 delegatë nga 37 vende dhe 10 organizata të ftuara po marrin pjesë në aktivitetin dy ditor të organizuar nga Instituti Kombëtar Gjeografik i Spanjës dhe i mbështetur nga Drejtoria e Përgjithshme e Kadastrës. Pjesë e punimeve është edhe një delegacion i Agjencisë Kadastrale të Kosovës i udhëhequr nga zv. Drejtori Ekzekutiv z. Avni Ahmeti.
Në këtë konferencë po adresohen sfidat globale për të dhënat gjeohapësinore, me fokus e ardhmja e të dhënave gjeohapsinore, rëndësia e tyre për reagim në katastrofa natyrore e gjithashtu edhe në implementimin e politikave klimatike. Sipas Colin Bray, President i EuroGeographics: “Sevilla u emërua Kryeqyteti Evropian i Turizmit të zgjuar në 2023 në njohjen e lidershipit të saj në inovacionin e gjelbër, lëvizshmërinë e zgjuar dhe udhëtimin e qëndrueshëm. Prandaj ky vend u zgjodh për diskutimet mbi adresimin e sfidave globale me të dhëna zyrtare gjeohapësinore.”
Edhe kjo pjesëmarrje e AKK-së në organizime të tilla të nivelit evropian dëshmon përkushtimin e institucionit për të qenë në hap me kohën sa i përket ndryshimeve dhe avancimeve të nevojshme në fushën e të dhënave kadastrale dhe gjeohapsinore, vlerën e lartë të këtyre të dhënave si dhe ofrimin e informacioneve të sakta për të gjetur zgjidhje për sfida globale.
Kujtojmë që Agjencia Kadastrale e Kosovës që nga viti 2003 është anëtare e EuroGeographics, e cila është organizatë ndërkombëtare që përfaqëson Autoritetet Shtetërore për Kadastër dhe Regjistrim të Pronës të shteteve të Evropës.

Shpërndaje në:

Të tjera

U mbajt testimi për licencimin e gjeodetëve në AKK

04/08/2026

Më datë 23.07.2026, Komisioni për Shqyrtimin dhe Vendosjen mbi Zyrtarizimin e Gjendjes Faktike dhe Mospërputhjeve me Regjistrin e të Drejtave të Pronës së Paluajtshme (RDPP)...

24/07/2026

Agjencia Kadastrale e Kosovës mirëpriti delegacionin e studentëve Master nga ETH Zurich

02/07/2026

𝐋𝐢𝐜𝐞𝐧𝐜𝐢𝐦𝐢 i 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭ë𝐯𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐊𝐨𝐦𝐩𝐚𝐧𝐢𝐯𝐞 𝐆𝐣𝐞𝐨𝐝𝐞𝐭𝐞

02/07/2026

Trajnimi i Zyrtarëve Komunalë për Adresa mbi Përdorimin e Aplikacionit të ARIS Mobile

25/06/2026
Frogot Password?

Ankesë

Kontakte

AKK

Rr. "Arbënor dhe Astrit Dehari" No. 25 

Ndërtesa e Arkivit / Kati II

10000, Prishtinë

Republika e Kosovës

Tel: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net