AKK pret në takim përfaqësues nga Agjencia për Barazi Gjinore dhe USAID

29/03/2024

Në një takim të përbashkët përfaqësues nga Agjencia për Barazi Gjinore dhe nga Aktiviteti për Qeverisje Pronësore i USAID-it u pritën nga Zv.Drejtori Ekzekutiv i AKK-së Avni Ahmeti. Në takim Z.Ahmeti i informoi të pranishmit për projektet dhe aktivitetet e fundit të cilat po zhvillohen nga AKK-ja përfshirë edhe ato të Projektit REGIP të Bankës Botërore duke u dhënë mundësi për të identifikuar bashkërisht hapat që do të ndërmarrë secili nga institucionet me qëllim të mirë koordinimit dhe gjithëpërfshirjes së politikave për barazi gjinore.
Në anën tjetër edhe përfaqësuesja nga ABGJ-ja njoftoi të pranishmit për aktivitetet e këtij institucioni duke falenderuar njëkohësisht Agjencinë Kadastrale të Kosovës për bashkëpunimin e vazhdueshëm që ka pasur me ta në faza të ndryshme me qëllim të ngritjes së vetëdijes qytetare dhe për mbështetje të masave afirmative për regjistrimin e të drejtave pronësore në emër të grave.
Edhe përfaqësuesit nga Aktiviteti për Qeverisje Pronësore i USAID-it premtuan bashkëpunim dhe mbështjetje për AKK-në në këtë fushë duke përmendur të gjeturat edhe nga raportet që kanë dalur nga monitorimi I punës të komunave partnere në kuadër të Aktivitetit për Qeverisje Pronësore.

Shpërndaje në:

Të tjera

Agjencia Kadastrale e Kosovës pjesëmarrëse në Konferencën Regjionale për Kadastër dhe Infrastrukturën e të Dhënave Hapësinore në Brdo të Sllovenisë

09/06/2026

AKK shpërndan licencat për gjeodetë dhe kompanitë gjeodezike

05/06/2026

Takim bashkëpunues ndërmjet Agjencisë Kadastrale të Kosovës dhe Shoqatës së Gjeodetëve të Kosovës

04/06/2026

AKK pret delegacion nga Bavaria e Gjermanisë

19/05/2026

U mbajt testimi për licencimin e gjeodetëve në AKK

14/05/2026
Frogot Password?

Ankesë

Kontakte

AKK

Rr. "Arbënor dhe Astrit Dehari" No. 25 

Ndërtesa e Arkivit / Kati II

10000, Prishtinë

Republika e Kosovës

Tel: 038 512 353

Email: akk@rks-gov.net